Home / Lajme / Maqedoni / Pa SHBA-të, bisedimet Kosovë-Serbi do të dështojnë

Pa SHBA-të, bisedimet Kosovë-Serbi do të dështojnë

17 shkurt-
“Nëse Serbia hyn para Kosovës në Bashkim Evropian, ajo do të jetë në gjendje të vërë veton dhe të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm. Kjo do të ishte një katastrofë për Ballkanin, dhe rrezik për ta kthyer Kosovën në një vrimë të zezë në të cilën tendenca të dokumentuara mirë, të rrezikshme të rajonit do të rrjedhin. Kjo mund të shmanget nëse SHBA i bën Kosovën dhe Ballkanin jugor një prioritet dhe ushtron një rol udhëheqës në bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi”, thuhet më tej në letër.

Kongresisti Amerikan, Eliot L. Engel, të enjten i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama , përmes të cilës kërkon që edhe Uashingtoni zyrtarë të përfshihet në bisedimet e ardhshme për çështje teknike mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Në javët e ardhshme fillon dialogu për çështje teknike dhe praktike, mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërkohë që këto bisedime do të jenë të udhëhequra nga BE, Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol aktiv dhe të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e dialogut. Ne jemi të bindur se pa një prani të fortë amerikane, kosovarët do të kenë pak ose aspak besim në këtë proces dhe dialogu do të dështojë”, thuhet në letrën e kongresistit Engel, të firmosur edhe nga 20 anëtarë tjerë të kongresit amerikanë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në SHBA.

Përmes kësaj letre ata paralajmërojnë presidentin Obama se, anëtarësimi i Serbisë në BE para shtetit të Kosovës do të jetë fatal për këtë të fundit.

“Nëse Serbia hyn para Kosovës në Bashkim Evropian, ajo do të jetë në gjendje të vërë veton dhe të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm. Kjo do të ishte një katastrofë për Ballkanin, dhe rrezik për ta kthyer Kosovën në një vrimë të zezë në të cilën tendenca të dokumentuara mirë, të rrezikshme të rajonit do të rrjedhin. Kjo mund të shmanget nëse SHBA i bën Kosovën dhe Ballkanin jugor një prioritet dhe ushtron një rol udhëheqës në bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi”, thuhet më tej në letër.

Kongresistët amerikanë shprehin mbështetjen e tyre të fuqishme për pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe thonë se mezi presin të punojnë me Administratën Obama, për të siguruar demokracinë, lirinë, dhe prosperitetit në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin.

Në letër ata kanë përmendur edhe sukseset e Kosovës, miratimin e Kushtetutës, anëtarësimin e saj në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe njohjen nga 75 shtetet e ndryshme të botës.

Megjithatë ata kanë theksuar se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike do të jetë i pamundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *