Home / Sport / Pandiani: Ronaldo ka probleme në kokë

Pandiani: Ronaldo ka probleme në kokë

Polemikat mes futbollistit uruguaian të Osasunës, Valter Pandiani dhe portugezit Kristiano Ronaldo, kanë vazhduar edhe pas ndeshjes së fundjavës, ku Reali u mposht me rezultatin 1-0.

Pandiani e akuzon Ronaldon se “ka problemem serioze në kokë”, duke i sugjeruar të tregohet më modest në sjelljet e tij. Uruguaiani i paraqet si shembull Ronaldos futbollistin e Barcelonës, Lionel Mesin.

“Ronaldo duhet të braktisë sjelljet e tij prej arroganti dhe të mundohet të mësojë diçka nga Lionel Mesi. Ai ishte shkaktari i gjithë asaj që ndodhi në fundjavë dhe për këtë duhet të dënohet. Ronaldo duhet ta shohë botën me një sy tjetër, se ndoshta mund të ketë ende talent për të mësuar diçka”, thekson futbollisti i Osasunës.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes Osasuna-Real, Ronaldo ironizoi Pandianin duke e pyetur sesa para fitonte. “Këtë mund ta marrë vesh duke parë trofetë që unë kam fituar”, i përgjigjet Pandiani yllit portugez.

Valter Pandiani në të shkuarën ka veshur fanellat e Deportivos, Majorkës dhe Espanjolit, me të cilat ka fituar Kupën e Mbretit dhe Super Kupën e Spanjës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *