Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërim për mashtrim në lidhje me DV lotarinë

Paralajmërim për mashtrim në lidhje me DV lotarinë

9 shkurt-
“Me këtë rast, Ambasada dëshiron të theksojë që Qeveria e SHBA-ve këtë vit nuk do të dërgojë lajmërim deri tek fituesit e lotarisë për vizë (zyrtarisht e quajtur DV Lottery 2012). Duke filluar nga data 1 maj 2011 e deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre përmes Entry Status Check në internet faqen e E-DV www.dvlottery.state.gov.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada e SHBA-ve në Shkup dëshiron të këshillojë opinionin në Maqedoni që të ketë kujdes në lidhje me lajmërimet e rrejshme që mund të marrin përmes postës, postave elektronike apo telefonit ku qytetarët e Maqedonisë informohen se kanë fituar Lotarinë për vizë amerikane (gjithashtu e quajtur edhe si ”Lotaria për Kartë të gjelbër”).

“Me këtë rast, Ambasada dëshiron të theksojë që Qeveria e SHBA-ve këtë vit nuk do të dërgojë lajmërim deri tek fituesit e lotarisë për vizë (zyrtarisht e quajtur DV Lottery 2012). Duke filluar nga data 1 maj 2011 e deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre përmes Entry Status Check në internet faqen e E-DV www.dvlottery.state.gov.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në njoftim më tej thuhet se, ky opcion për kontroll të statusit të aplikacionit do të jetë forma E VETME përmes të cilës fituesit/të përzgjedhurit për këtë lotari do të mund të informohen për përzgjedhjen apo mospërzgjedhjen e tyre për DV-2012.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *