Home / Lajme / Maqedoni / Partitë maqedonase insistojnë për kishën në Kala

Partitë maqedonase insistojnë për kishën në Kala

7 shkurt-
Shoqata fetare dhe joqeveritare maqedonase kanë bërë thirrje për ndërtimin e kësaj kishe, duke paralajmëruar aktivitete tjera për realizimin e këtij projekti.

Partitë dhe shoqata maqedonase apelojnë për vazhdimin e projektit për ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit.

Partia minore ultranacionaliste TMRO, e cila është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE i jep mbështetje nismës për ngritjen e kishës, e cila siç thuhet “ka ekzistuar me shekuj në Kalanë e Shkupit dhe është shprehje e traditës krishtere ortodokse në këto troje”.

Kjo parti theksoi se Qeveria nuk duhet të bie pre e presioneve vehabiste për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e kishës.

Edhe shoqata fetare dhe joqeveritare maqedonase kanë bërë thirrje për ndërtimin e kësaj kishe, duke paralajmëruar aktivitete tjera për realizimin e këtij projekti.

Punimet për ndërtimin e kishës përkohësisht u ndërprenë javën e kaluar pas kërkesës së partisë shqiptare në pushtet BDI. “Aty ku gjurmohet nuk ndërtohet, por konservohet. Ne e respektojmë nevojën për gjurmime dhe konfirmimin e vlerave të gjetura historike, por kalaja si fortesë që i ka mbijetuar shumë periudhave kulturave dhe pushtimeve është historia vetë. Për këtë arsye ndërtimi i objekteve të reja paraqet ndërhyrje dhe zhvlerësim të vlerave historike të këtij objekti të lashtë”, ka theksuar në reagimin e saj BDI.

Kundër ndërtimit të këtij objekti që dëmton Kalanë e Shkupit janë shprehur edhe partitë e tjera politike dhe shoqatat joqeveritare e fetare, ndërsa jozyrtarisht pritet edhe reagimi i ambasadës turke, e cila e njeh Kalanë si një monument historik gjatë periudhës së perandorisë otomane.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka paralajmëruar se ajo do të ngrejë nismën për ndërtimin e një xhamie në Kala, e cila gjithashtu ka gurthemelet e saj që datojnë me shekuj në atë lokalitet.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *