Home / Lajme / Maqedoni / Partitë shqiptare pa koalicione parazgjedhore

Partitë shqiptare pa koalicione parazgjedhore

26 shkurt-
Analistët politik në vend parashikojnë ndarje të theksuar të votës së elektoratit shqiptar dhe përjashtimin e fitores së shumicës së deputetëve nga një subjekt politik shqiptar.

Partitë shqiptare në Maqedoni pritet të hyjnë në zgjedhjet e parakohshme pa koalicionime ndërpartiake, për dallim nga blloku politik maqedonas.

BDI deri tani po përgatitet që ti futet garës zgjedhore si parti e vetme dhe me program të vetëm. Përfaqësues të këtij subjekti bëjnë të ditur se nuk ka asnjë ofertë për koalicionime me partitë e tjera, duke pasur parasysh rrethanat e përçarjeve të theksuara midis subjekteve politike shqiptare.

PDSH një muaj më parë promovoi frontin opozitar shqiptar, mirëpo deri tani asnjë parti nuk i është bashkëngjitur, përveç një subjekti të ri Lidhja Shqiptare, që vazhdon të jetë e paregjistruar në regjistrin zyrtar.

Demokracia e Re vazhdon të bëjë përgatitjet e vetme për t`iu futur garës zgjedhore, ndërsa kjo parti në disa raste është lakuar për koalicionim me BDI-në, pasi që bashkimi me PDSH-në është përjashtues. Zyrtarë të kësaj partie shprehen të hapur për koalicionime parazgjedhore me qëllim të mospërçarjes së votave shqiptare.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i cili pritet të shpallë subjektin e ri politik përjashton koalicionimet parazgjedhore, por është i gatshëm për koalicione pas zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojmë si parti e vetme, ndërsa sa i përket koalicionimit, mendoj se pas rezultatit zgjedhor do të mund të bisedohet për një koalicion më të gjerë të bllokut politik shqiptarë, i cili në bisedimet për formimin e qeverisë së re do të kishte pozitë më të fortë”, ka theksuar Rufi Osmani.

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) ftoi partitë që të dalin në zgjedhje me një program të përbashkët për avancimin e çështjes së shqiptarëve dhe zhbllokimin e proceseve evrointegruese.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) dje publikoi konstituimin e një Këshilli kombëtar, për formimin e një Qeverie “shqiptare”, e cila do të bëhej pjesë e bashkëqeverisjes në Maqedoni, pas zgjedhjeve të parakohshme.

Analistët politik në vend parashikojnë ndarje të theksuar të votës së elektoratit shqiptar dhe përjashtimin e fitores së shumicës së deputetëve nga një subjekt politik shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *