Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuzon Ahmetin për nepotizëm

PDSH akuzon Ahmetin për nepotizëm

2 shkurt-
Nga PDSH-ja thonë se nepotizmi i këtillë ndodh në kohën kur shqiptarët po përballen me gjendje të rëndë ekonomike dhe kur shumë të rinj shqiptar edhe pse i plotësojnë të gjitha kriteret nuk mund të sigurojnë vende pune. PDSH-ja edhe njëherë ka kërkuar që të përkrahet kjo parti dhe marrëveshja e tyre, si alternativë për daljen nga kjo krizë politike në vend.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot liderin e BDI-së Ali Ahmetin për nepotizëm. Zëdhënësi i kësaj partie Luan Tresi, ka publikuar sot para gazetarëve një skemë me emrat e familjarëve të Ahmeti të cilën janë të punësuar në Universitetin Shtetërorë të Tetovës dhe institucione tjera. Nga PDSH-ja thonë se nepotizmi i këtillë ndodh në kohën kur shqiptarët po përballen me gjendje të rëndë ekonomike dhe kur shumë të rinj shqiptar edhe pse i plotësojnë të gjitha kriteret nuk mund të sigurojnë vende pune. PDSH-ja edhe njëherë ka kërkuar që të përkrahet kjo parti dhe marrëveshja e tyre, si alternativë për daljen nga kjo krizë politike në vend.

“ Shqiptarët kanë problem me idaren e gojës e Ali Ahmeti punëson dhjetë anëtarë të familjes së vet në këtë institucion të dijes. A ka turp, a ka poshtërsi më të madhe se kjo.

Ismail Ahmeti, djali i axhës, prorektorë për çështje mësimore në USHT,

Bujar Ahmeti, djali i vëllait, asistent në fakultetin juridik dhe drejtor për marrëdhëniet ndërkombëtare pranë fakultetit juridik në USHT,

Sulejman Ahmeti, djali i axhës, asistent në USHT,

Basri Ahmeti, kushëri, i punësuar në USHT-Kërçovë,

Baftije Ahmeti Muharemi – vajzë e axhës, asistente në fakultetin e gjuhës gjermane në USHT,

Fatmir Muharemi – dhëndër i familjes Ahmeti, asistent në USHT,

Abdulla Sejdini – dhëndër i Aliut – i punësuar në USHT Kërçovë,

Ylber Rufati – dhëndër i familjes Ahmeti administrator në USHT Kërçovë,

Festime Dervishi – mbesa e Aliut, administratore në USHT Kërçovë

Ramazan Bajrami – tezak i Aliut, referent në USHT-Kërçovë.

Nepotizëm edhe atë me brirë! Këta të BDI-së shpërblehen në këtë mënyrë për argatllëkun e tyre ndaj Gruevskit” tha Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *