Home / Lajme / Maqedoni / PDSH ofron kushtet e saj për shpalljen e zgjedhjeve

PDSH ofron kushtet e saj për shpalljen e zgjedhjeve

21 shkurt-
Sipas tij, kërkesat e PDSH-së janë ndryshimi i kodit Zgjedhor edhe atë: Ridefinimi i kufijve të njësive zgjedhore pasi që njësia zgjedhore numër 6 i ka tejkaluar kufijtë e parapara ligjore të numrit të votuesve, Ndryshime në këshillat votuese dhe komisionet zgjedhore, me shtim të numrit të përfaqësuesve partiak, Qasje dhe pjesëmarrje në pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv, Monitorim të shtuar ndërkombëtar, etj.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka shprehur kërkesat e saj për tu rikthyer në Parlament dhe më pas për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Sot e rikonfirmojmë edhe një herë se PDSH është për zgjedhje të parakohshme si mënyrë e vetme për largimin e kësaj qeverie Gruevski-Ahmeti e cila është kthyer në makth për shqiptarët”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Sipas tij, kërkesat e PDSH-së janë ndryshimi i kodit Zgjedhor edhe atë: Ridefinimi i kufijve të njësive zgjedhore pasi që njësia zgjedhore numër 6 i ka tejkaluar kufijtë e parapara ligjore të numrit të votuesve, Ndryshime në këshillat votuese dhe komisionet zgjedhore, me shtim të numrit të përfaqësuesve partiak, Qasje dhe pjesëmarrje në pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv, Monitorim të shtuar ndërkombëtar, etj.

“Këto kërkesa janë në funksion që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe të pranueshme, dhe në qoftë se pranohen PDSH-ja shpreh gatishmëri të kthehet në Parlament ku do te shpërndaheshe Parlamenti dhe do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *