Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Regjistrimi në prill i dëmshëm për shqiptarët

PDSH: Regjistrimi në prill i dëmshëm për shqiptarët

4 shkurt-
“Duke marrë parasysh se kërkesat te cilët i parashtroj PDSH-ja e që ishin me qëllim që procesi i regjistrimit të jetë kredibil dhe i pranueshëm për të gjithë, nuk u morën parasysh, PDSH-ja morri vendim për të zhvilluar Model Regjistrimi. Ky Model regjistrimi do të zhvillohet në një Komunë të pastër etnike dhe në një Komunë etnikisht të përzier, në një fshat të pastër etnik dhe në një fshat etnikisht të përzier si dhe në një lagje të pastër etnike dhe një të përzier”, bëri të ditur Luma.

Partia Demokratike Shqiptare thotë se në sajë të përcaktimeve programore dhe misionit që ka për mbrojtje të shqiptarëve, në vazhdimësi po sinjalizon për dëmtimin e interesave kombëtare që u bëhen shqiptarëve ne Maqedoni nga ana e qeverisë VMRO-BDI.

Anëtari i kryesisë së PDSH-së, Hasan Luma në një konferencë për shtyp tha se, Ligji për Regjistrimin e Popullsisë i miratuar nga Parlamenti është diskriminues dhe i dëmshëm për shqiptarët.

“Opinioni është i informuar që para do kohësh nga ana e parlamentit u miratua Ligji për regjistrim të popullatës në Maqedoni duke mos marre parasysh kërkesat e PDSH-së dhe apelet e shumë faktorëve relevant si diaspora shqiptare, organizatat joqeveritare dhe ekspert të ndryshëm, pra të gjithë shqiptarët të cilët këtë ligj e vlerësuan si të dëmshëm dhe diskriminues pasi që një numër shumë i madh i shqiptarëve nuk do të mund të regjistrohen, përveç këtyre te BDI-së të cilët të shantazhur me dosjet origjinale, kriminalitet, korrupsion dhe rastet e Hagës miratojnë gjithçka antishqiptare”, deklaroi Luma.

Ai tha se procesi i regjistrimit në Maqedoni në vazhdimësi po manipulohet.

Sipas PDSH, institucionet që përgatitin dhe realizojnë regjistrimin janë në përbërje ekskluzive njënacionale, pastaj mbikëqyrja ndërkombëtare në të gjitha fazat e realizimit të procesit të regjistrimit është vetëm sipërfaqësore, si dhe bashkombasit tanë në diasporë dhe ata të cilët nuk kanë nënshtetësi edhe pse i plotësojnë kushtet do të mbeten pa u regjistruar.

“Duke marrë parasysh se kërkesat te cilët i parashtroj PDSH-ja e që ishin me qëllim që procesi i regjistrimit të jetë kredibil dhe i pranueshëm për të gjithë, nuk u morën parasysh, PDSH-ja morri vendim për të zhvilluar Model Regjistrimi. Ky Model regjistrimi do të zhvillohet në një Komunë të pastër etnike dhe në një Komunë etnikisht të përzier, në një fshat të pastër etnik dhe në një fshat etnikisht të përzier si dhe në një lagje të pastër etnike dhe një të përzier”, bëri të ditur Luma.

Ai theksoi se, procesi i Model Regjistrimit do të zhvillohet prej 1-15 mars 2011, në këta vendbanime; Komuna e Tetovës, Komuna e Sarajit, Fshati Vrutok-Gostivar, Fshati Nerovë-Krushevë, Lagja Ortabunar-Kumanovë dhe lagja Panagjurishtë Strugë.

Për këtë qëllim PDSH-ja thotë se, ka formuar Komisionet e veçanta për regjistrim në kuadër të strukturave të saja nëpër Degë dhe nëndegë në të gjitha vendbanimet.

PDSH apelon deri te qytetarët që ti përgjigjen pozitivisht thirrjes së regjistruesve për të realizuar regjistrimin në këta vendbanime.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *