Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Shqiptarët as 3 për qind në Fondin Shëndetësor

PDSH: Shqiptarët as 3 për qind në Fondin Shëndetësor

8 shkurt-
PDSH publikoi edhe skemën organizative të stafit udhëheqës të Fondit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë ku dy drejtorët udhëheqës janë maqedonas, katër këshilltarë të drejtorit-asnjë shqiptarë, dhjetë drejtor të sektorëve- vetëm një shqiptar dhe nga 36 udhëheqës të njësive vetëm një është shqiptar.

PDSH ka shprehur akuza dhe faktet e saj lidhur me përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në Fondin për Shëndetësi Publike dhe institucionet shëndetësore.

“Gjatë kësaj qeverisjeje të koalicionit VMRO-BDI, përfaqësimi i shqiptarëve në strukturat udhëheqëse të Fondit të Shendetësisë, është më se i mjerueshëm. Punësimi i shqiptarëve në këtë institucion shendetësor është në rënie permanente, krahasuar me punësimet e kuadrove maqedonase. Më shqetësues është përfaqësimi i shqiptarëve në inspektoratet pranë fondeve rajonale të shëndetësisë. Si shmebull mund ta përmendim Gostivarin, ku nuk ka asnjë inspektor shqiptar”, theksoi nënkryetari i PDSH-së, Azem Ismani.

PDSH publikoi edhe skemën organizative të stafit udhëheqës të Fondit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë ku dy drejtorët udhëheqës janë maqedonas, katër këshilltarë të drejtorit-asnjë shqiptarë, dhjetë drejtor të sektorëve- vetëm një shqiptar dhe nga 36 udhëheqës të njësive vetëm një është shqiptar.

“Këto të dhëna, tregojnë se në stafin udhëheqës të Fondit të Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, shqiptarët nuk arrijnë as 3%-shin, kundrejt maqedonasve që janë të përfaqësuar me gati se 97 %”, theksoi Ismani, i cili vlerësoi se këtë gjendje mund të ndryshojë vetëm PDSH-ja si alternativë e vetme politike. Ai ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë, Bujar Osmani për neglizhimin e kësaj gjendje dhe pafuqinë e tij për të udhëhequr në tërësi dikasterin e shëndetësisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *