Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Shqiptarët nuk fituan asgjë në Kumanovë

PDSH: Shqiptarët nuk fituan asgjë në Kumanovë

26 shkurt-
“Nga zonat e lira të ‘çliruara’ që ishin në atë kohë sot falë marrëveshjes Ahmeti-Cërvenkovski-Penov, ne shqiptarët në Kumanovë nuk kemi të drejtë institucionalisht ta përdorim flamurin tonë kombëtar. Ata thanë se sot, nesër, e u bënë 10 vjet se do ta sjellin ligjin për pjesëmarrësit në konfliktin 2001, asgjë prej kësaj. Dhe ky është ministri nga këto anë, pra nga Kumanova – Xhelal Bajrami”, ka thënë kryetari i Degës së PDSH-së në Kumanovë, Halil Kurtishi

Dega e PDSH-së në Kumanovë, nëpërmjet një konference për media, ka akuzuar sot partinë shqiptare në pushtet – BDI-në se, pas gjithë të vrarëve e të plagosurve gjatë vitit 2001, pas gjithë atyre bombardimeve e shkatërrimeve të pasurive të tyre, u instalua tradhtia, servilizmi dhe nënshtrimi i këtij grupacioni të udhëhequr nga Ali Ahmeti, përballë formacioneve politike maqedonase qofshin ato nën Branko Cërvenkovski apo nën Nikola Gruevskin.

“Nga zonat e lira të ‘çliruara’ që ishin në atë kohë sot falë marrëveshjes Ahmeti-Cërvenkovski-Penov, ne shqiptarët në Kumanovë nuk kemi të drejtë institucionalisht ta përdorim flamurin tonë kombëtar. Ata thanë se sot, nesër, e u bënë 10 vjet se do ta sjellin ligjin për pjesëmarrësit në konfliktin 2001, asgjë prej kësaj. Dhe ky është ministri nga këto anë, pra nga Kumanova – Xhelal Bajrami”, ka thënë kryetari i Degës së PDSH-së në Kumanovë, Halil Kurtishi.

Sipas tij, shqiptarët e Karadakut e Kumanovës duhet të jenë të mllefosur nga kjo politikë e mbrapshtë dhe shkatërrues që po e bënë kjo garniturë politike e udhëhequr në nivel qendror nga Ali Ahmeti, Xhelal Bajrami, e në nivel lokal nga Sadulla Duraku e Nazmi Beqiri.

“Pyesim publikisht se çka fituan shqiptarët e Karadakut e të Kumanovës duke votuar BDI brenda këtyre 10 vjetëve? Fituam lirinë, flamurin shqiptar në Kumanovë, përkujdesje institucionale për familjarët e dëshmorëve dhe atyre të plagosurve? Fituam investime shtetërore apo vende të reja pune? Fituam mirëqenie sociale dhe jetë më të mirë? Shqiptarët nuk fituan asgjë! Fituan ata që përbuzën bukën dhe gjakun tonë. Fituan Alia e Fazlija. Fitoi Xhelal Bajrami e Sadulla Duraku. Fitoi Nazmi Beqiri e Hajrulla Misimi. Fitojë një grusht njerëzish rreth Alisë e shqiptarëve u dhanë përbuzjen e dhunën, u dhanë paperspektivën e fukarallëkun”, ka thënë Halili.

Sipas tij, vota e shqiptarëve të rajonit të Karadakut e të Kumanovës për këto 10 vjet që ia dhanë BDI-së, është shndërruar në pasurimin e punësimin e familjarëve të Xhelal Bajramit – 11 veta, Sadulla Duraku – 16 veta, e Nazmi Beqiri – 17 veta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *