Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Sadulla Duraku punësoi 16 familjarë të tij

PDSH:Sadulla Duraku punësoi 16 familjarë të tij

11 shkurt-
“Kjo na qenka BDI, ky na qenka ideali i tyre. Të tradhëtosh, ta dëmtosh në mënyrë të skajshme çështjen shqiptare, në llogari të politikës së Gruevskit, t`i rregullosh familjarët e t`u nëpër institucionet shtetërore e në anën tjetër të kërkosh votat nga shqiptarët, nuk paraqet asgjë tjetër përveç se nënçmim ndaj popullit tënd dhe talkje të skajshme me brengat dhe hallet e shqiptarëve në këto hapësira”, tha Shaqiri.

Tetovë -Partia Demokratike Shqiptare sot ka prezantuar skemën e punësimeve të familjarëve të kryetarit të komunës së Likovës, Sadulla Duraku.
Sipas zëdhënses së PDSH-së Rudina Shaqiri, Duraku ka punësuar 16 familjarë të vet.

Shaqiri, ka publikuar të gjithë 16 emrat, sipas së cilës janë punësuar nga ana e Sadulla Durakut.

Fikret Duraku vëlla i punësuar si polic, Lulzim Latifi, kushëri poashtu i punësuar si polic, Mevlan Xhemajli, kushëri i punësuar si polic dhe nipi i Duraku Vesel jashari polic. Muharrem Jashari, nip drejtor, Menduh Saliu nip oficer, Fuat Sherifi, nip administratorë, Azemin Sherifi kushëri administratorë, Adem Sherifi kushëri Pyjet e Maqedonisë, Ulusi Sherifi kushëri administratorë, Hajredin Bakija kushëri rexhep Zendeli kushëri, Admet Hamidi kushëri, Gjellnaze Zendeli, dhe Arbnora Rexhepi ksuhërire, të gjithë këta administratorë.
“Kjo na qenka BDI, ky na qenka ideali i tyre. Të tradhëtosh, ta dëmtosh në mënyrë të skajshme çështjen shqiptare, në llogari të politikës së Gruevskit, t`i rregullosh familjarët e t`u nëpër institucionet shtetërore e në anën tjetër të kërkosh votat nga shqiptarët, nuk paraqet asgjë tjetër përveç se nënçmim ndaj popullit tënd dhe talkje të skajshme me brengat dhe hallet e shqiptarëve në këto hapësira”, tha Shaqiri.

Sipas saj, shqiptarët e veçmas ata të komunës së Likovës, prej nga është edhe Sadulla Duraku, më së shumti e dinë se çka është skamja dhe si është të jesh i përbuzur.

“Sadulla Duraku dhe BDI ua mer votat dhe pastaj shqiptarët e këtij rajoni sheshin bagëti e shtëpi për tu endur rrugëve të Evropës duke u kthyer prapa të përbuzur pas asnjë rrugëdalje. Sadulla Duraku punëson jo një, jo dy apo tre, por rafsh 16 anëtarë të familjes nëpër institutcionet shtetërore.

Ne si parti do të vazhdojmë ti publikojmë këto fakte duke argumentuar shkaqet e kësaj politike të mbrapshtë të Ali Ahmetit e BDI-së, e cila i ka rrënjët në tardhëti, korupsion dhe nepoitzëm.

Kësaj radhe shqiptarët vetë do të kenë mundësi të ndëshkojnë këtë tardhëti, këtë përbuzje e këtë çallam primitiv të udhëheqësve të BDI-së karshi popullit të vet”, tha Shaqiri.

Ajo në fund tha se PDSH-ja, jo vetëm që ka guxim, dije, e vizion, por është këmbëngulëse në implemtimin e platformës së njohur si Marrëveshja Politike, si e vetmja alternativë për kthimin e dinjitetit dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në këto hapësira.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *