Home / Lajme / Maqedoni / Premiera e filmit Lugina e Ujqve Palestina

Premiera e filmit Lugina e Ujqve Palestina

Tetovë, 19 shkurt-Që nga viti 1948 janë duke vuajtur dhe bota këtë nuk e ka marrë parasysh dhe ne si artistë të këtij filmi, u munduam që përmes filmit t`ua shtrojmë këtë problematikë botës. Shpresoj se filmi do të arrijë një shikueshmëri të lartë, dhe njërëzit nuk do të mendojnë si kanë menduar deri tash dhe do ta ndryshojnë mendimin”, thotë Çoban.

Yjet e serialit të njohur turk “Lugina e Ujqve”, Kenan Çoban dhe Erhan Ufak, kanë marrë pjesë në premierën e filmit të ri dy orësh “Lugina e Ujqve-Palestina” që u shfaq në kinemanë Milenium në Shkup të enjten mbrëma. Kjo është vizita e dytë e aktorëve turk brenda një kohë të shkurtë në Maqedoni, ndërsa vetë aktorët janë të ngazëllyer me mikpritjen që kanë hasur në vend.

Kenan Çoban, i njohur për rolin e tij si Abdulhey, në një intervistë të dhënë për Televizionin “Koha”, thotë se filmi i ri i produksionit Pana, sjell të vërtetën mbi fatin tragjik dhe padrejtësitë që i bëhen popullit të Palestinës. “Këtu ndodhemi për premierën e filmit Lugina e Ujqve -Palestina, premiera e së cilit u dha në Shkup, në Tetovë, dhe shpresoj se filmi do të pëlqehet dhe do të mirëpritet.

Ne u munduam që nëpërmjet filmit, të tregojmë dhimbjet e popullit të Palestinës ta shtrojmë në pëlhurë të bardhë dhe ti tregojmë botës çka është duke vuajtur populli i Palestinës, se çfarë maltretime dhe tortura përjeton ky popull. Që nga viti 1948 janë duke vuajtur dhe bota këtë nuk e ka marrë parasysh dhe ne si artistë të këtij filmi, u munduam që përmes filmit t`ua shtrojmë këtë problematikë botës.

Shpresoj se filmi do të arrijë një shikueshmëri të lartë, dhe njërëzit nuk do të mendojnë si kanë menduar deri tash dhe do ta ndryshojnë mendimin”, thotë Çoban.

Ai, gjatë ditës së premte ka qëndruar në Tetovë për vizitë në Xhaminë e Larme ndërsa i pyetur nga televizioni Koha se cili do të jetë filmi i radhës, pas filmit për Irakut dhe Palestinën, ai thotë, se është çështje e rregjisorëve dhe produksioneve, por nuk mohon se mund të ketë edhe ndonjë film për Kosovën apo Ballkanin.

Me këtë rast ai në tre vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shfrytëzon rastin që të uron ditlindjen e tretë të shtetit të Kosovës. “Filmi nuk do të ketë ndërprerje.

Është biseduar për këtë çështje, kanë ndërmend diçka të realizojnë, do të jetë Kosova apo Ballkani do të shohim.

Dje ishte pavarësia e Kosovës, tre vjetori dhe njëkohësisht ua uroj”, tha ai.Ndryshe, serialet e para të filmit Lugina e Ujqve janë transemtuar edhe në Maqedoni, ku aktorët arritën një popullaritet të madh. Filmi nëpër kinematë e Maqedonisë, është sjellur nga produksioni Sharr, i cili për herë të dytë sjell në vend aktorët e serialit të popullarizuar, i cili shpesh herë ka nxitur edhe reeagime diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *