Home / Lajme / Botë / Qentë serbë të luftës” vrasin për Gaddafin

Qentë serbë të luftës” vrasin për Gaddafin

23 shkurt-
“Ushtarët serbë me dekada stërvitin, jo vetëm ushtrinë e Libisë, por edhe sigurimin privat të Gaddafit. Shumë oficerë libianë janë shkolluar në akademitë ushtarake në Serbi”, shkruan Alo.

Mercenarët e parë të huaj në Libi janë “qentë serbë të luftës”. Dhjetëra mercenarë serbë janë duke luftuar në rrugët e qyteteve libian, në anën e forcave lojale të Muhammer Gaddafit.

“Mercenarët serbë marrin me dhjetëra mijëra dollarë amerikane për këtë punë, ndërsa në Libi kanë arritur për një kohë të shkurtër nga shtete të ndryshme afrikane, ku me vite veprojnë ‘qentë e luftës’. Përpos nga shtetet afrikane, mercenarët kanë arritur në Libi edhe nga Serbia, por nëpërmjet agjencive kroate dhe boshnjake, që merren me aranzhman të personave për këtë veprimtari. Legjionarët serbë janë veteranë nga luftërat e ish-Jugosllavisë, dhe përpos ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë, pjesa më e madhe janë pjesëtarë të ‘Beretave të Kuqe’, që tashmë janë shpërndarë nëpër botë. Mercenarët serbë janë angazhuar në afat rekord sepse janë të njohur si luftëtarë me përvojë”, shkruan gazeta Alo e Beogradit, duke u thirr në burime të pavarura.

Sipas gazetës, pritet që edhe shumë mercenarë serbë të shkojnë te Gaddafi, ngase ai ka besim në ushtarët serbë.

“Ushtarët serbë me dekada stërvitin, jo vetëm ushtrinë e Libisë, por edhe sigurimin privat të Gaddafit. Shumë oficerë libianë janë shkolluar në akademitë ushtarake në Serbi”, shkruan Alo.

Në internet forumet dhe rrjetet sociale nga Libia thuhet se atje janë vërejtur mercenarë serbë.
“Mercenarë serbë janë në Libi për të vrarë civilë”, ishte tema në një forum interneti. Po ashtu nëpërmjet rrjetit social “Twitter” është dhënë porosia se “ushtarët evropianë që kanë ardhur të ndihmojnë Gaddafin, janë serbë”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *