Home / Lajme / Maqedoni / Qetësi e brishtë në Shkup

Qetësi e brishtë në Shkup

19 shkurt-
“Në disa ditët e kaluara tentova përmes kontakteve të drejtpërdrejta, përmes fjalimeve deri te opinioni të apelojë deri te të gjithë ata të cilët akoma mendojnë nëse do të kyçen në ngjarje ku do të mund të eskalojë dhuna të heqin dorë nga qëllimet e këtilla, sepse do të reagojmë në të gjitha tentativat për shkelje të rendit publik dhe paqes dhe për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi ministrja Jankullovska.

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme po sigurojnë Kalanë e Shkupit, pjesët e qytetit dhe objektet fetare ku jeton popullatë e përzier shqiptare dhe maqedonase.

Kjo për shkak të paralajmërimeve joformale të disa nacionalistëve maqedonas për tubime dhe protesta të reja në Kala.

Masat pasojnë pas incidentit të javës së kaluar në Kala, kur u lënduan disa të rinj shqiptar e maqedonas si dhe dy policë të forcave të rendit.

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska si dhe autoritetet e tjera kanë bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të mos i përgjigjen apeleve për protesta të reja.

“Në disa ditët e kaluara tentova përmes kontakteve të drejtpërdrejta, përmes fjalimeve deri te opinioni të apelojë deri te të gjithë ata të cilët akoma mendojnë nëse do të kyçen në ngjarje ku do të mund të eskalojë dhuna të heqin dorë nga qëllimet e këtilla, sepse do të reagojmë në të gjitha tentativat për shkelje të rendit publik dhe paqes dhe për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi ministrja Jankullovska.

Ajo shtoi se, tash për tash në MPB nuk është paralajmëruar protestë sipas dispozitave, respektivisht se nuk kanë marrë njoftim për protestë ose se do të ketë tubim, por, siç tha, komunikimi që zhvillohet në rrjetet sociale, respektivisht debatet e grupeve të veçanta në Fejsbuk dhe rrjetet e tjera sociale janë indikator i mjaftueshëm që policia së bashku me njohuritë operative, që i ka nga terreni që të përgatitet për ngjarje, në të cilën do të mund të marrin pjesë një numër i madh njerëzish.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *