Home / Lajme / Rajon / Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-në

Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-në

7 shkurt-
Sipas këtij burimi, ata gjatë të së premtes kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë, ndërsa të shtunën janë takuar me Ramush Haradinajn, i cili i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht që kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë po koalicionit me PDK-në, pavarësisht se sekretari i partisë Burim Ramadani të dielën mbrëma ka deklaruar se mesazhi i kryetarit Haradinaj është të hyhet në koalicion me të vetmin kusht, nëse kryetari i PDK-së dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi nuk do të jetë kryeministër.

Lajmi është konfirmuar për portalin Qendra nga burime shumë të afërta me tre zyrtarët e AAK-së që kanë qenë në Hagë – Ahmet Isufi, Blerim Kuçi dhe Ali Berisha.

Sipas këtij burimi, ata gjatë të së premtes kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë, ndërsa të shtunën janë takuar me Ramush Haradinajn, i cili i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht që kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.

Për koalicion me PDK-në janë shprehur edhe të gjitha degët e AAK-së, ndërsa i vetmi modalitet që ka mbetur të diskutohet është nëse kjo parti do të marrë presidentin dhe katër ministri apo një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri të tjera.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *