Home / Sport / Real Madrid, mision hakmarrje në Lyon

Real Madrid, mision hakmarrje në Lyon

Real Madrid do të udhëtojë në Stade de Gerland të Lyon me një mision hakmarrjeje në raundin e 16-ave në Champions League.

Me finalen e sezonit të kaluar të luajtur në stadiumin e tij, Santiago Bernabeu, Real ishte i fokusuar të fitonte titullin e dhjetë përballë fansave të tij.

Por, pikërisht gjiganti spanjoll u eliminua në fazën e parë me eliminim direkt, duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 2-1 me klubin francez, Lyon, duke regjistruar sezonin e gjashtë rresht që ata dështonin për të avancuar në çerekfinalet e kompeticionit.

Real Madrid me përfundimin e sezonit të kaluar shkarkoi trajnerin Manuel Pelligrini.

Jose Mourinho – i cili ngriti trofeun prestigjioz me Inter brenda në Bernabeu – u afrua pikërisht për të marrë në dorëzim Real Madrid.

Portugezi, i cili gjithashtu ka fituar Champions League me Porto në vitin 2004, ka sjellë një impakt të mënjëhershëm në frontin shtëpiak me Real Madrid.

Madrilenët janë pas liderit të kampionatit, Barcelona, në gjuetinë për titullin kampion, dhe kanë mbërritur në finalen e Kupës së Mbretit për të parë pas gjashtë vjetësh.

Por testi më i rëndësishëm i kredencialeve të Mourinho është të fitojë Champions League, një turne të cilin presidenti i klubit, Florentino Perez, po bën të pamundurën për ta arritur.

Në fundjavë, Real Madrid mundi 2-0 Levanten, ndërsa Lyon mundi Nancy 4-0 në kampionatin francez.

Formacioni i Clod Pyel e ka rikuperuar fillimin e ngadaltë dhe tani renditet i treti në kampionat, katër pikë pas kryesuesit Lille.

Lyon ishte në gjysmëfinalen e Champions League sezonin e kaluar.

Ish-sulmuesi i Lyon, Karim Benzema mund ta fillojë nga minuta e parë për Real kundër ish-klubit të tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *