Home / Sport / Renova humb miqësoren e parë

Renova humb miqësoren e parë

Takimi është karakterizuar me lojë të fortë dhe shumë duele, ndërsa fitorja në fund i ka takuar ekipit serb, të cilët triumfuan me rezultati 2:0.

Kampionët aktualë të Maqedonisë në futboll, skuadra e Renovës nga fshati Xhepcisht të shtunën ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese nga fillimi i përgatitjeve për gjysmëstinori praveror. ‘Gjipspunuesit’ prej disa ditësh qëndrojnë në Ohër, ku zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve, ndërsa kundërshtari i parë në një takim kontrollues ishte ekipi serb, Javor. Takimi është karakterizuar me lojë të fortë dhe shumë duele, ndërsa fitorja në fund i ka takuar ekipit serb, të cilët triumfuan me rezultati 2:0. Sipas informatave nga Ohri, Renova ka qenë ekipi që ka diktuar tempon e lojës, ndërsa serbët kanë shënuar golin e parë nga një kundësulm, derisa goli i dytë erdhi nga një 11 metërsh i dyshimtë.
Trajneri i Renovës Bylbyl Sokoli në këtë takim ka provuar të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, duke dashur që të shohë gjendjen e tyre momentale, deri sa me lojë të mirë në pjesën e dytë janë dalluar futbollistët më të rrinjë.
“Jam i kënaqur me përgatitjet dhe shpresojmë të vazhdojmë me rritëm të këtillë. Të shtunën humbëm me merritë ndeshjen e parë kontrolluese, por patjetër të them se përballë kishim kundërshtarë shumë të vështirë. Në atë takim u shfaqën disa dobësi të cilat do të tentojmë që në të ardhmen mos t’i përsërisim”, – deklaroi nga Ohri shefi i stafit teknik të Renovës, Bylbyl Sokoli, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen e përfrocimeve.”Futbollistët që kemi angazhuar treguan lojë të mirë dhe konfirmuan se do të jenë përfrocime të qëlluara. Shpresoj shumë nga ata dhe mendoj se do të arsyetojnë besimin tonë”,-shtoi Sokoli.
Rezultati ka qenë në plan të dytë, pasi qëllimi parësor në këto takime kontrolluese është që futbollistët të arrijnë formën optimale, ndërsa pas disa ndeshjeve sigurisht do të kristalizohet edhe ekipi bazë, i cili në pjesën pranverore të kampionatit do të bartë barrën më të rrëndë në tentimin për të mbrojtur titullin e kampionit të fituar një vit më parë. Deri në mbyllje të përgatitjeve në Ohër, Renova do të zhvilloj edhe dy ndeshje të tjera kontrolluese. Sot, ‘gjipspunuesit’ do të takohen me skuadrën e Ohrit 2004, ndërsa ndeshjen e fundit xhepcishtasit pritet ta zhvillojnë kundër skuadrës serbe, Hajduk Kulla, e cila drejtohet nga ish-trajneri i Rabotniçkit, Dragoljub Bekvalac. Numri një i pankinës së xhepcishtasve mendon se ekipi deri në fillim të kampionatit do të jetë i përgatitur. “Jam i sigurtë se ne do të presim kampionatin të përgatitur. Jemi duke punuar me rritëm të lartë dhe mendoj se kjo do të sjellë efektin e duhur. Shpresoj në paraqitje të suksesshme në praverë”, – përfundoi trajneri Sokoli. Renova më pas planifikon të rrikthehet në Tetovë, për të shkuar pas disa ditëve përsëri në Ohër ku do të zhvillojnë fazën e fundit të përgatitjeve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *