Home / Sport / Renova më në fund fiton në miqësore

Renova më në fund fiton në miqësore

Xhepçishtasit përfundojnë qëndrimin në Ohër. Genc Iseni shënoi golin e vetëm kundër Napredokut, duke sjellë fitoren e parë të Renovës në ndeshjet kontrolluese.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Renova nga fshati Xhepçisht i Tetovës në ndeshjen e katërt kontrolluese të fazës përgatitore ka regjistruar fitoren e parë. ‘Gjipspunuesit’ në ditën kur po përfundonin qëndrimin e tyre në Ohër (e premte) me rezultatin 1:0 mundën Napredokun e Kërçovës. Autor i golit të vetëm ishte Genc Iseni në minutën e dytë, kur pas harkimit të Eminit nga goditja e dënimit, sulmuesi kosovar nga afërsia shënoi me kokë, duke regjistruar golin e parë në fanelën e Renovës, pas rrikthimit në këtë skuadër. Në vazhdim ndeshja është karakterizuar me lojë kualitative dhe luftarake, ku të dyja skuadrat kanë patur rastet e tyre për të shënuar, mirëpo rrjetat kanë qëndruar të qeta deri në fund. Në pjesën e dytë të dy trajnerët kanë kryer shumë zëvendësime, me çka tempoja e lojës ka pësuar rënie. Nga tabori i Renovës shprehen të kënaqur me paraqitjen e treguar në këtë sfidë, tek sa vlerësojnë pozitivisht edhe qëndrimin disaditor në Ohër. ‘Në takimin me Napredokun skuadra është paraqitur më mirë se sfidat paraprake, ndërsa në fund morëm fitoren. Por ne në raste të këtilla nga takimet kontrolluese më së shumti rëndësi i kushtojmë lojës, se sa rezultatit. Si do që të jetë është mirë kur fiton me paraqitje të mirë’,-tha drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti i cili konfirmoi se menjëherë pas përfundimit të takimit me Napredokun, ekspedita e xhepçishtasve është nisur për në Tetovë. ‘Gjatë qëndrimit tonë në Ohër skuadra është stërvitur maksimalisht me një intensitet të lartë. Trajneri Sokoli ka aplikuar këtë tempo për të përgatitur sa më mirë skuadrën dhe mendoj se i’a ka arritur qëllimit. Ne menjëherë pas ndeshjes me Napredokun u nisëm për në Tetovë, ku do të qëndrojmë disa ditë, për tu rrikthyer përsëri në Ohër javën e ardhshme. Shpresoj që fillimin e kampionatit ta presim të përgatitur”,-përfundoi Sahiti. Renova deri tani gjatë fazës përgatitore ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese, duke pësuar dy disfata dhe duke marrë nga një fitore dhe barazim. ‘Gjipspunuesit’ pësuan nga Javori (1:0) dhe Ohri 2004 (3:2), barazuan 1:1 me Hajduk-un, ndërsa fitoren e vetme e morën në ndeshjen e fundit me Napredokun.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *