Home / Sport / Renova përsëri pëson

Renova përsëri pëson

Kampionët aktual të Maqedonisë në futboll, skuadra e Renovës nga fashti Xhepçisht të hënën kanë pësuar disfatë 3:2 nga lideri i Lidës së Dytë, Ohrid 2004.

Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese për Renovën prej fillimit të fazës përgatitore, ndërsa përsëri xhepçishtasit munden. Pasi në takimin e parë pësuan disfatë 2:0 nga ekipi serb Javor, tani nënkampionët e vjeshtës forcat i matën me skuadrën më të mirë të Ligës së Dytë të Maqedonisë, pas pjesës vjeshtore të kampionatit. Renova në pjesën e parë dominoi takimin dhe kaloi në epërsi me golin e Ylber Aliut, nga pika e bardhë. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa në vazhdim trajneri Sokoli në lojë inkuadroi komplet fromacion tjetër, duke u dhënë mundësi të luajnë të gjithë futbollistëve. Ndrimet e shumta në taborin e kampionëve në fuqi, skuadra e Ohrid 2004 i shfrytëzoi më së miri, duke barazuar rezultatin në 1:1. Renova përmes mbrojtësit Ignjatovski kaloi në epërsi 2:1, mirëpo në vazhdim vendasit sollën dy gola për të marrë në fund fitoren 3:2. ‘Luajtëm një pjesë të parë të mirë, kur edhe avansonim, ndërsa në të dytën pranuam tre gola. Kthesa e rezultatit erdhi si pasojë e shumë zëvdësimeve të bëra nga stafi teknik, por gjithashtu mendoj se loja jonë nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Mendoj se futbollistët ende ndjejnë lodhje nga pjesa e parë e fazës përgatitore dhe sigurisht që në vazhdim të përgatitjeve do të punohet në këtë drejtim. Shpresoj në paraqitje më të mira në ndeshjet e ardhshme kontrolluese, edhe pse rezultati është në plan të dytë”, – deklaroi drejtori teknik i Renovës, Lirim Sahiti. Ndeshja e ardhshme kontrolluese e Renovës është në program të mërkurën (9 shkurt), kur do të luajnë kundër skuadrës serbe, Hajduk Kulla, e cila drejtohet nga ish-trajneri i Rabotniçkit, Dragoljub Bekvalac. Renova më pas planifikon të rrikthehet në Tetovë, për të shkuar pas disa ditëve përsëri në Ohër ku do të zhvillojnë fazën e fundit të përgatitjeve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *