Home / Lajme / Maqedoni / Riker: Maqedonia përballë shumë sfidave

Riker: Maqedonia përballë shumë sfidave

9 shkurt-
Ai paralajmëroi se më 16 shkurt zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton do ta presin në takime të ndara kryeministrin NikollaGruevski, ku në agjendë janë ngjarjet aktuale dhe problemet e grumbulluara.

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker ka shprehur shqetësimin e tij dhe shtetit amerikan për mosfunksionimin e dialogut politik në Maqedoni.

Ai në një takim me redaktorët e mediave deklaroi se qëndron pas fjalëve të tij të deklaruar ditë më parë se dialogu politik, sistemi i jurisprudencës dhe mediat ballafaqohen me shumë probleme, të cilat sipas tij, kërkojnë një zgjidhje institucionale.

“Maqedonia ballafaqohet me shumë sfida, sikur ato ekonomike, anëtarësimi në strukturat euroatlantike, çështja e emrit kushtetues, mungesa e dialogut politik, mediat, etj. Maqedonia si shtet i pavarur tashmë 20 vite ka institucionet e veta të cilat duhet të punojnë për t’i zgjidhur problemet. SHBA-të si partnerë të fuqishëm e ndihmojnë dhe asistojnë vendin tuaj në këtë drejtim”, deklaroi Riker.

Ai paralajmëroi se më 16 shkurt zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton do ta presin në takime të ndara kryeministrin NikollaGruevski, ku në agjendë janë ngjarjet aktuale dhe problemet e grumbulluara.

Lidhur me zërat për zgjedhjet e parakohshme ai në mënyrë decidive është shprehur: “Për zgjedhje vendosni ju, sepse ju i keni institucionet”.

Ambasadori amerikan, ka paralajmëruar edhe vizitën e Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Thomas Countryman në Prishtinë, Maqedoni, Tiranë dhe vende tjera të rajonit.

Sipas ambasadës amerikane në Shkup, gjatë vizitës në Maqedoni, Countryman do të realizojë takime me kryeministrin, Nikolla Gruevski, kreun e LSDM-së, Branko Cërvenkovskin dhe atë të BDI-së, Ali Ahmetin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *