Home / Sport / Rina trasferohet në Dojran

Rina trasferohet në Dojran

Klubi i Futbollit Rinia nga Gostivari pas fazës së parë përgatitore të zhvilluar në Gostivar, tani është transferuar në Dojran ku do të zhvillojë fazën e dytë përgatitore në të cilën parashihet edhe zhvillimi i ndeshjeve kontrolluese.

Ekipi ka udhëtuar i kompletuar, d.m.th. të gjithë futbollistët në të cilët do të llogarisë shefi i stafit teknik Edmo Miha, përfhi këtu edhe përforcimin e fundit Darko Tasevski, i cili Rinisë i’u bashkua nga rradhët e Teteksit. Rinia pos seancave të rregullta stërvitore, në Dojran parasheh zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, deri sa që tani janë caktuar dy takime. Kështu të mërkurën në orën 14:00, Rinia do të përballet me skuadrën e kategorisë së tretë KF Tiveria, në të cilën trajneri Miha do të testojë formë e futbollistëve, si dhe do të ketë mundësinë të shohë në vepër nëse do të funksionojnë mirë ndryshimet e mëdha në ekipi, në afatin kalimtar të janarit. Të shtunën Rinia në program ka ndeshjen e dytë kontrolluese në Dojran, kur do të përballet me skuadrën e Ligës së Dytë, Miravcin. Sigurisht që këto përballje do të japin pasqyrë më reale për mundësitë e ekipit, ndërsa trajneri Miha përmes ndeshjeve kontrolluese pritet të komponojë formacionin bazë, i cili do të bartë barrën kryesore në vazhdim të kampionatit në Ligën e Dytë. Pikërisht zbulimi i formacionit të parë zgjon interes të madh në mesin e fansave të Rinisë, pasi afrimi i shumë futbollistëve, ka bërë që skuadra të posedojë fond të mjaftueshëm të lojtarëve cilësorë, mirëpo që ende nuk dihet se kush do të jetë në 11-shen e parë. Por duke u bazuar në përvojën e strategut Edmond Miha, sigurisht që pritet ai në praverë të nxjerë më të mirën nga skuadra ambicioze e Rinisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *