Home / Lajme / Maqedoni / Ritet çmimi i bukës dhe prodhimeve të qumshtit

Ritet çmimi i bukës dhe prodhimeve të qumshtit

28 shkurt-
Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 5,27 përkatësisht për 3,78 për qind

Pas shtrejtimit të rrymës, karburanteve dhe nxemjes qendrore, qytetrat e Maqedonisë i prêt edhe një valë e re e shtrejtimeve të artikujve ushqimorë. Prej sot është ritur edhe çmimi I bukës dhe atë për katër denarë.

Ritje e çmimit do të ketë edhe tek qumshti dhe prodhimet e tij. Ritje drastike për të çmimeve ka thujse tek të gjithë artikujt ushqimorë, ndërsa rritje më të çmimit ka shënuar vaji për ushqim I cili vitin e fundit është shtrenjtuar për më tepër se tridhjetë për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë ritet për 2,5 denarë, ndërsa i derivateve dizel për 2, përkatlsisht për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 5,27 përkatësisht për 3,78 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 paraqet 77, ndërsa i EUROSUPER BS-98 78,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) me vendimin e KRRE-së rritet për dy denarë për litër dhe do të kushtojë 67,50 denarë, përderisa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,5 denar dhe shitet për 56 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 2,495 denarë dhe do të jetë 39,565 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 5,89 për qind çmimi më i lartë mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe, si dhe për 0,03 për qind e kursit më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *