Home / Sport / Ronaldo “shkelmohet” më shumë se Messi

Ronaldo “shkelmohet” më shumë se Messi

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, është subjekt i më shumë ndërhyrjeve të parregullta se sa fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, raportoi sot e përditshmja “AS”.

Studimi u shty të bëhej nga fjalët e trajnerit Mourinho, pas fitores në kampionat me Sociedad-in (4-1). Duke bërë diferncën midis portugezit dhe argjentinasit, Jose deklaroi: “Cristiano nuk ka luksin e të tjerëve, ndaj të cilëve kanë frikë të ndërhyrjnë.

Ai është 1,85 metra i gjatë, është një bishë përsa i përket forcës fizike dhe kështu është edhe mënyra se si mendojnë kundërshtarët. Ata i ndërhyjnë shumë më tepër, pasi mendojnë se ai është në gjendje të përballojë më shumë se të tjerë”.

Për të parë nëse trajneri portugez kishte të drejtë, “AS” bëri një studim mbi faullat e pësuar prej të dy yjeve. Në 35 ndeshje të luajtura në këtë sezon, Cristiano ka pësuar 84 faulla, ndërsa Messi vetëm 48 ose më pak se gjysmën e ndërhyrjeve të parregullta në dëm të portugezit.

Përsa i përket ndërhyrjeve të parregullta në kampionatin spanjoll, portugezi ka vuajtur nga 58 të tilla, ndëra vetëm 32 janë shkaktuar ndaj fituesit të Topit të Artë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *