Home / Sport / Sajmir Fetahi në KF Drita

Sajmir Fetahi në KF Drita

Drita e Bogvinës ka arritur marrëveshje me Renovën, që futbollisti i tyre Sajmir Fetahi të luajë me rregjistrim të dyfishtë te anëtari i Ligës së Dytë. Ndërkohë Drita ka caktuar datat dhe emrat e skuadrave me të cilat do të zhvillojë takime kontrolluese. Ndeshjen e parë bogovinasit do ta zhvillojnë të dielën, kur do të përballen me Teteksin.

Drita e Bogovinës ka përfunduar me sukses javën e parë të përgatitjeve dimërore, para startit të gjysmëstinorit pranveror në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Sipas numrit një të stafit teknik të KF Drita, Jeton Beqiri, futbollistët pa ndonjë problem të thkesuar janë duke kryer obligimet e parashtruara.

‘Jemi të kënaqur me rrjedhën e javës së parë, ku futbollistët detyrave tona u janë përgjigjur me profesionalitet të madh. Të reshurat e borës ditëve të fundit na kanë shkaktuar pengesa në punën tonë, mirëpo ne nuk kemi ku të ikim, pasi ky është realitet jonë dhe ne detyrohemi që t’i përshtatemi ambientit tonë. Megjithatë mendoj se gjërat janë duke ecur mirë dhe kjo na bën optimist për të vazhduar me tempo edhe më të lartë”, – tha Beqiri, duke vlerësuar fazën e parë të përgatitjeve, deri sa u shpreh i kënaqur me përforcimin e ri të ekipit, Sajmir Fetahin. ‘Fetahi është një përfrocim i fuqishëm për ne dhe mendoj se kemi fituar shumë me angazhimin e këtij futbollist. Ai ka luajtur edhe më parë te ne dhe nga kjo nënkuptohet se nuk do të ketë problem me adaptimin në skuadër. S’kam dyshim se ai do të ngrejë nivelin e lojës tonë dhe besoj se do të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona në stinorin pranveror. Ndryshe me angazhimin e Fetain, për ne përfundon afati kalimtar i janarit”,- deklaroi Beqiri. Sajmir Fetahi është futbollist i Renovës dhe në stinorin pranveror do të luajë me regjistrim të dyfishtë në skuadrën e Dritës. Ai vite më parë pikërisht nga Renova u huazua tek Drita ku dallohej me paraqitje të shkëlqyeshme, për t’u rrikthyer në Renovë në fillim të sezonit aktual. Tani vjen mundësia për të luajtur përsëri në Dritë, ku sigurisht do të ketë mundësi për të fituar ende përvojë. Ndërkohë ai njëkohësisht do të jetë në kombinim edhe në ekipin e parë të Renovës. Fetai është përforcimi i rradhës për Dritën, pasi më parë angazhoi nga Shkëndija katër futbollistë. Dehari dhe Sinani vijnë si huazim, ndërsa me regjistrim të dyfishtë do të luajnë Neziri dhe Selmani. Për shkak të rregullës që një skuadër nuk mund të angazhojë me regjistrim të dyfishtë më shumë se dy futbollistë nga një skuadër e njëjtë, pamundëson që Drita të llogarisë në shërbimet e majtakut të Shkëndijës Xhelil Abdullain. ‘Abdullai nuk mundi të regjistrohet tek ne për shkak të rregullës që pamundëson të marrim me regjistrim të dyfishtë më shumë se dy futbollistë nga ekipi i njëjtë. Ndërkohë Shkëndija llogarit në pranverë në shërbimet e itj, kështu që ai do të vazhdojë në këtë ekip. Në verë do të shqyrtojmë situatën e tij, varësisht prej hapsirave që do të ketë në Shkëndijë. Ndoshta në të ardhmen do të luajë për Dritën”,-përfundoi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri. Ndryshe Drita pas javës së parë të përgatitjeve kishte një ditë pushim, deri sa përsëri i’u përvesh punës dhe seancave stërvitore. Më 6 shkurt, të dielën Drita ka paraparë të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese, kur do të ndeshet me Teteksin. Për 10-të shkurt është caktuar takimi me Shkëndijën, gjashtë ditë më vonë Drita do të luajë kundër Lokomotivës, ndërsa më 20 shkurt bogovinasit do të masin forcat me Rininë e Gostivarit. Për momentin janë duke u zhvilluar biesda për emrin e skudrës me të cilën Drita do të përballej më datë 26-të shkurt.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *