Home / Lajme / Maqedoni / Salajdin Salihu mbron temën e doktoraturës

Salajdin Salihu mbron temën e doktoraturës

3 shkurt-
alajdin Salihi është autor i disa librave dhe punimeve shkencore, të publikuara në revista në gjuhën shqipe dhe të huaja. Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë dhe e përfshirë në antologji dhe panorama letrare kombëtare dhe ndërkombëtare

Në Universitetin e Shkupit, në Fakultetin Filologjik, Salajdin Salihi mbrojti temën e doktoratës me titull “Poetika e prozës së Murat Isakut” dhe morri gradën doktor i shkencave filologjike. Mbrojtjen e bëri përpara komisionit Profesor Doktor Nehas Sopaj, mentor, Profesor Doktor Avzi Mustafa, kryetar i komisionit, Profesor Doktorr Zeqirja Neziri, Profesor Doktor Nebi Islami dhe Profesor Doktor Mirlinda Krifca, anëtarë.

Komisioni e vlerësoi lartë punën e kandidatit dhe konsideroi se punimi i Salajdin Salihit paraqet monografinë e parë për krijimtarinë e shkrimtarit Murat Isaku.

Salajdin Salihi është autor i disa librave dhe punimeve shkencore, të publikuara në revista në gjuhën shqipe dhe të huaja. Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë dhe e përfshirë në antologji dhe panorama letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në pjesën hyrëse të punimit, kandidati Salajdin Salihi tregon motivet frymëzuese për të bërë studimin e tij. Ai elaboron lëndën e hulumtimit të tij dhe potencon se proza e Murat Isakut është unikale në letërsinë shqipe, veçanërisht në paraqitjen e njeriut dhe ambientit të vendlindjes. Kjo prozë është unikale edhe për sa i përket tematikës, vizionit artistik, formatimit të personazheve, kompozicionit, por edhe gjuhës nëpërmjet të cilës ai e ndërton perandorinë letrare.

Prandaj, tema e doktoratës “Poetika e prozës së Murat Isakut” është e gjithmbarshme dhe arrin me sukses që të ndriçojë karakteristikat themelore të opusit letrar të shkrimtarit shumë produktiv dhe sfidues për interpretime të reja. edhe kur nisi të konsolidohej kritika letrare shqipe.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *