Home / Sport / Sërish “El Clasico”, Barça-Real në finalen e Kupës

Sërish “El Clasico”, Barça-Real në finalen e Kupës

Përsëri Mesi kundër Rristiano Ronaldos, Guardiola kundër Mourinjos, pra përsëri Barcelona kundër Realit të Madridit. Kjo do të jetë finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Pas fitores 5-0 në sfidën e parë gjysmëfinale, Barcelona arrin një tjetër sukses spektakolar kundër Almerias, duke triumfuar 3-0 në transfertë. Edhe pse me vetëm dy titullarë në fushë nga fillimi (Buskets dhe Alvesh), skuadra blaugrana nuk e vë asnjëherë në dyshim fitoren, duke realizuar me Adrianon (35’), të riun Tiago (56’) dhe Afelain (66’). Për holandezin i pari gol me fanellën katalanase që pas transferimit nga PSV Eindhoveni.

Në “Bernabeu”, “galaktikët” e Hoze Mourinjos përsërisin suksesin e gjysmëfinales së parë, duke triumfuar në shifrat 2-0 përballë Seviljes. Gjithçka ndodh në fund: Ozil gjen golin e parë në minutën e 82-të, kurse Adebajor dyfishon vetëm pak sekonda para se gjyqtari të fishkëllejë për të fundit herë.

Ky ishte goli i parë me fanellën e bardhë për ish-sulmuesin e Mançester Sitit, i ardhur në Madrid gjatë merkatos së dimrit. Ndërkaq, kjo është e para herë pas 21 vjetësh që finalja e Kupës së Mbretit vë përballë Barcelonën dhe Realin e Madridit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *