Home / Sport / Shaqiri: Shkëndija do paraqitet bindshëm edhe në pranverë

Shaqiri: Shkëndija do paraqitet bindshëm edhe në pranverë

Skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës tani më një kohë është duke qëndruar në vendin Belek të Antalisë në Turqi. ‘Kuqezinjtë’ në këtë qendër turistike janë duke zhvilluar fazën përgatitore para vazhdimit të kampionatit të Maqedonisë, në të cilin Shkëndija kërkon sukses historik, titullin e kampionit shtetëror. Në Antali ekipi i Shkëndijës përpos përgatitjeve dhe seancave stërvitore, përmes ndeshjeve kontrolluese me kundërshtarë të fortë synon të gjejë formën optimale. Deri tani tetovarët kanë zhvilluar 4 takime, ndërsa nëse zgjasin qëndrimin në tokën turke, nuk përjashtohet mundësia që të zhvillojnë edhe ndonjë ndeshje. Për të mësuar më shumë rreth gjithë asaj që ndodh me ekipin e Shkëndijës në Antali, zhvilluam bisedë me drejtorin sportiv të ‘kuqezinjëve’ Besir Shaqiri, i cili qëndron vazhdimisht pranë ekipit.

Koha: Besir, tani më disa ditë qëndroni në Turqi. Sa jeni të kënaqur me kushtet, ndeshjet kontrolluese dhe në përgjithsi me atë që ndodh në përgatitjet e ekipit?

Shaqiri:“Në përgjithsi jemi të kënaqur, si nga kushtet ashtu edhe nga lojërat kontrolluese. Me rëndësi është se patëm kundërshtarë shumë të fortë. Ndeshjet ishin me intenzitet shumë të lartë dhe futbollistët tanë u bartën me sukses”

Koha: A ka diçka të re në ekip? Sa jeni të kënaqur me përfrocimet?

Shaqiri: ”Përforcimet dihen, ata tre që erdhën më herët. Allomeroviq, Guxhufi dhe Mickov. Mendoj se kanë nevojë edhe për pak kohë për tu adaptuar në ekip, mirëpo kishin paraqitje shumë të mira”.

Koha: A mendoni për ndonje risi dhe a do t’a angazhoni Bushajn?

Shaqiri: ”Për momentin jo. Sa i përket Bushajt nuk besoj se do ta angazhojmë, pasi bëhet fjalë për futbollist shumë të rij dhe pa eksperiencë. Është kualitativ, por ne kemi nevojë për futbollist që do ngrejnë nivelin e lojës, ndërsa të rrinjë kualitativ kemi plot në rradhët tona”.

Koha: Pse fanelat me të cilat luani në Antali janë me atë ngjyrë dhe pa logo. Mendoni me to të luani në pranverë?

Shaqiri: “Jo, jo. Ato janë zgjedhja e tretë e fanelave tona. Fanelat e reja me ngjyra ‘kuqezi’ do të prezantohen disa ditë para fillimit të kampionatit. D.m.th. do kemi fanela të reja dhe ato sigurisht që do jenë ‘kuqezi’”.

Koha: Sot keni takimin e fundit, çka pritni? (Biseda është zhvilluar pak para ndeshjes të së premtes)

Shaqiri: “Presim lojë të mirë, si në takimet tjera. Kryesorja është që ekipi të paraqitet mirë. Luajtëm shumë mirë në ndeshjen e fundit, kur Sali dy herë ishte vetë para portierit, ndërsa pranum gol të lehtë. Mirëpo mendoj se me ekipin nga ukraina treguam lojën më të mirë. Shpresoj të përsërisim atë performansë.

Koha: Kur planifikoni të ktheheni për në Tetovë?

Shaqiri: “Plani i parë ishte që të dielën të nisemi për në Tetovë, por ka gjasa të qëndrojmë këtu edhe tre katër ditë më shumë. Posaçërisht pasi dëgjojmë se në Maqedoni mbizotron mot shumë i ftohtë”.

Koha: Planifikoni tjetër takim kontrollues? Do luani me Dinamo Zagrebin?

Shaqiri: ”Sigurisht se nëse prolongojmë kthimin për në Maqedoni, do të tentojmë të zhvillojmë edhe ndonjë takim kontrollues. Por Dinamo Zagrebi bie nga konkurenca, pasi ata kanë orarin e ngjeshur”.

Koha: Në ndeshjet e fundit mungojnë Elmazovski, Nuhiu dhe Hasani?

Shaqiri: “Në ndeshjen me Tavrian, Hasani mori një goditje në muskul dhe trajneri Osmani nuk deshti të rrezikojë, prandaj e la të pushojë. Edhe Nuhiu ka një prolem të vogël, ndërsa Elmazovski pati një ndërhyrje të kirurigjikale në fytyrë dhe pas një pushimi të shkurtër, të ejnten është rrikthyer në stërvitje”.

Koha: Në përgjithësi, jeni të kënaqur me përgatitjet?

Shaqiri: “Shumë. Me të vërtetë jemi të befasuar me kushtet që ofron kjo qendër. Moti i mirë, terrene fantastike, sikur luajmë në tepihë dhe kjo sigurisht është më e mira. Thjesht, futbollistëve nuk u vihet në Tetovë. Ndërsa fakti që kemi zhvilluar ndeshje të forta kontrolluese, vetëm se e plotëson përshtypjen tonë pozitive. Shpresojmë që rezultatet e punë se mirë ti marrim në pranverë, kur kërkojmë titullin e kampionit”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *