Home / Lajme / Botë / SHBA: Festë për ditëlindjen e Kadaresë

SHBA: Festë për ditëlindjen e Kadaresë

1 shkurt-

Dhjetë vite më parë ishte organizuar një ceremoni e ngjashme, por atëherë ishte gjallë edhe filantropi dhe veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan Anthoni Athanas, i cili katër vite më vonë në vitin 2005 ndërroi jetë.

Me “Happy Birthday” filloi mbrëmja letrare me rastin e 75 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

Një ceremoni mahnitëse dhe impresionuese kishte tubuar personalitete dhe pjesëmarrës të komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë fundjavë në restorantin e famshëm “Anthony`s Pier 4” në Boston. Një festë madhështore e tillë u organizua nga Federata Pan-Shqiptare VATRA, Rrjeti informative “Frosina”, “Të drejtat e njeriut ]Çamëria” si dhe “Anthony`s Pier 4”.

Dhjetë vite më parë ishte organizuar një ceremoni e ngjashme, por atëherë ishte gjallë edhe filantropi dhe veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan Anthoni Athanas, i cili katër vite më vonë në vitin 2005 ndërroi jetë.

Mërgimtarët e profileve të ndryshme duke nisur nga shkrimtarët, poetët, gazetarët, studiuesit e studentët sollën nëpërmjet fjalës së lirë mesazhe, porosi, çiltërsi dhe kujtime për shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Van Kristo, drejtor ekzekutiv i rrjetit elektronik informativ “Frosina” përshkroi jetën dhe momente interesante nga veprimtaria letrare e Kadaresë dhe takimet me të.

Në këtë manifestim fjalën e tyre e kishin edhe Vera Gjata, Bashkim Braho, Ismail Zenelaj, Anilda Isufi, Ada Kokoshi, Arbër Muhameti, Shpresa Theodhosi, përfaqësuese e AANO-së, Fatmir Beja, tenori Xhoni Athanas, Skifter Kellici si dhe drejtuesi i këtij aktiviteti Agron Alibali.

Në përfundim të Mbrëmjes Letrare – 75 Vjetori i Lindjes së shkrimtarit tonë Ismail Kadare u lexua dhe telegrami i urimit dërguar Kadaresë

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *