Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-të të shqetësuara për zhvillimet në vend

SHBA-të të shqetësuara për zhvillimet në vend

11 shkurt-
Jo, nuk kam koment për zgjedhjet. Kjo është çështje politike vendore, me të cilën unë pres që liderët politikë, ta trajtojnë me përgjegjësi” tha Tomas Kantrimen, zëvendës-ndihmës i sekretares shtetërore të SHBA-së. Ndërkohë kryetari i LSDM-së,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për zhvillimet në Maqedoni në veçanti për sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave. Mesazhin e këtillë liderëve politik ia përcolli sot zëvendës-ndihmësi i i sekretares shtetërore të SHBA-së i angazhuar për Evropën, Tomas Kantrimen. Diplomati amerikan tha se vizita e tij në Shkup është në funskion të përgaditjeve për vizitën e kryeministrit Nikolla Gruevski në Uashington.“ Unë nuk sjell paralajmërime deri te Kryeministrat. Diskutuam sinqerisht për shqetësimet tona dhe e dini se ato i referohen çështjeve, që pasqyrojnë sundimin e ligjit dhe lirisë së mediave, sepse ne qartë i shkruam në raportet tona për të Drejtat e Njeriut, ndërsa edhe Bashkimi Evropian i vuri në dukje në raportin për progresin. Ne ndajmë atë shqetësim… Jo, nuk kam koment për zgjedhjet. Kjo është çështje politike vendore, me të cilën unë pres që liderët politikë, ta trajtojnë me përgjegjësi” tha Tomas Kantrimen, zëvendës-ndihmës i sekretares shtetërore të SHBA-së. Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në takimin me zëvendës-ndihmësin e sekretares shtetërore të SHBA-së, Kantrimen, ka përsëritur kërkesat nga realizimi i të cilave edhe varet kthimi i opozitës në Kuvend. Cërvenkovski komentoi edhe propozimin e fundit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese me të cilat parashihet largimi i Ministrit të Drejtësisë nga Këshilli Gjyqësor Republican dhe Gjykata Supreme që është edhe një nga kushtet e LSDM-së për kthimin në Kuvend.“ Paj kësaj iniciative të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe pas vendimit të KëshillitGjyqësor d.m.th mundet të bëhet ajo që para 3 ditëve nuk mundej të bëhej dhe ja tani po e shohim se gjërat po realizohen dhe ne do të qëndrojmë në të gjitha kërkesat tona dhe nuk do i rrisim le të mbesin vetëm ato, le të realizohen, kuptohet një nga kërkesat tona është edhe funksionimi i lirë i televizionit A1dhe gazetave Vreme, Shpic dhe Koha e Re dhe ne kthehemi në parlament” tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Zëvendës-ndihmësi i sekretares shtetërore të SHBA-së i angazhuar për Evropën, Tomas Kantrimen takoi edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit pas takimit me Kantrimen tha se i ka prezantuar qëndrimet e BDI-së “U diskutua edhe lidhur me bojkotin që bëhet nga partitë opozitare. Ne shfaqëm mendimet e BDI-së që vendi i opozitës është në parlament, aty të gjitha çështjet të diskutohen, është legale, është legjitime që partitë opozitare të kenë kërkesat e tyre. Po këto vlerësime i patën edhe miqtë tanë nga SHBA-të që opozita duhet të kthehet në parlament, opozita duhet të debatojë në parlament dhe kështu me rradhë” tha Ali Ahmeti , kryetar i BDI-së. Vizita e zëvendës-ndihmësit të sekretares shtetërore të SHBA-së i angazhuar për Evropën, Tomas Kantrimen është pjesë e aktiviteteve të tij të rregullta. Nga ambasada amerikane në Shkup, thanë ardhja e Kantrimenit nuk është përgjigje ndaj ngjarjeve në Maqedoni por është pjesë e turnut ballkanik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *