Home / Lajme / Maqedoni / SHGM:Zgjedhja e koordinatorit sipas statutit

SHGM:Zgjedhja e koordinatorit sipas statutit

15 shkurt-
Ndaj tani më, pasi është bërë zgjedhje, e vetmja mundësi ligjore, po qe se me zgjedhjen e Sulejmanit për koordinator të ri nuk pajtohet pjesa dërmuese e anëtarëve të SHGM-së, u mbetet , sipas akteve, të mbledhin numrin e duhur të votave dhe të kërkojnë nga organet e SHGM-së zgjedhja e koordinatorit të qendrës rajonale Tetovë të jetë e përsëritur, thuhet ne reagimin e SHGM-se.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë reagon për kontributin në gazetën ,, Koha,, Televizionin Koha dhe në ,,TV ALB,, që ka të bëjë me rregullësinë dhe legjitimitetin e zgjedhjes se koordinatorit të qendrës rajonale të SHGM-së në Tetovë, Selam Sulejmani. Para se gjithash zgjedhja u bë sipas Statutit dhe akteve të SHGM-së.

Gazetarët e pranishëm, anëtarë të SHGM-së paraqiten dy kandidatura për të cilët u deklaruan duke dhënë votën. Gjatë zgjedhjes shumica i dha përkrahje Selam Sulejmanit. “E bëjmë me dije se të drejtën e votës kanë vetëm gazetarët anëtarë të SHGM-së dhe se termini i mbajtjes së mbledhjes ka qenë i përcaktuar me kohë, kështu që çdonjëri prej anëtarëve që ka pasur dëshirë dhe vullnet të jetë i pranishëm ka mundur të marrë pjesë.

Ndaj tani më, pasi është bërë zgjedhje, e vetmja mundësi ligjore, po qe se me zgjedhjen e Sulejmanit për koordinator të ri nuk pajtohet pjesa dërmuese e anëtarëve të SHGM-së, u mbetet , sipas akteve, të mbledhin numrin e duhur të votave dhe të kërkojnë nga organet e SHGM-së zgjedhja e koordinatorit të qendrës rajonale Tetovë të jetë e përsëritur, thuhet ne reagimin e SHGM-se.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *