Home / Sport / Shkëndija ec në rrugë të mbarë

Shkëndija ec në rrugë të mbarë

Skuadra e Shkëndijës ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve, në të cilën bëhen kalkulimet e fundit me testimin e futbollistëve për të fituar formacionin e parë. Të hënën ‘kuqezinjtë’ mundën 4:2 Tikveshin, ndërsa sot përballen me ekipin serb Mlladost Lluçani. Trajneri Osmani shprehet i kënaqur me ecurinë e pregatitjeve.

Kampionët e vjeshtës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duket se janë në rrugë të mbarë për të gjetur formën optimale për vazhdimin e kampionatit, ku kërkojnë titullin e kampionit. Shkëndija të hënën zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese në Maqedoni, ndërsa të pestën në këtë fazë të përgatitjeve, pasi katër takime kishte zhvilluar në Antali të Turqisë. ‘Kuqezinjtë’ pa shumë probleme mundën skuadrën e kategorisë së dytë, Tikveshin, me rezultatin 4:2. Allomeroviq, Hasani, Gllavevski dhe Nuhiju ishin autor të golave për Shkëndijën, duke treguar se në kohë gjejnë formën e duhur. Trajneri Osmani në pjesën e dytë provoi të gjithë futbollistët që ka në disponim dhe duket se ka ngelur i kënaqur me paraqitjen. ‘Fituam 4:2 dhe deri diku jam i kënaqur, megjithse edhe tereni nuk ishte shumë i përshtatshëm për lojë. Megjithatë mendoj se atë që deshtëm nga kjo ndeshje e arritëm. Shumica e futbollistëve luajtën nga 45 minuta, ndërsa në pjesën e dytë kryejtëm më shumë zëvendësime’,-deklaroi për ‘Koha’-n, trajneri i Shëkndijës Qatip Osmani. Sipas tij skuadra në Dojran ka kushte të mira për punë, ku terenet janë shumë më të përshtatsheme se në Tetovë, ku ekipi nuk arrinte të gjejë teren adekuat dhe pjesën më të madhe improvizonte në palestra të ndryshme. Të martën ekipi ka zhvilluar dy séanca stërvitore, ndërsa sot (e mërkurë) në plan është tjetër ndeshje kontrolluese, kur Shkëndija do të përballet me skuadrën serbe, Mlladost Luçani. ‘Sot kemi ndeshjen me skuadrën e Mlladostit, të cilët janë në vend të parë të kategorisë së dytë në Serbi. Dua të them se dalëngadalë nga kjo ndeshje veç më do të fillojmë të japim më shumë minutazhë futbollistëve të cilët deri tani kanë treguar më shumë. Mendoj se formacioni i parë ka nisur të spikas, por të gjithë futbollistët duhet ta kenë parasysh se në çdo moment gjërat mund të ndryshojnë. Shkëndija kërkon titullin e kampionit dhe në lojë do të jenë më të përgatiturit. Vendi nuk do të jetë i garantuar për askënd dhe formacioni do të ndryshojë edhe në rrjedhën e sezonit, duke u bazuar gjithnjë në formën që do të tregojnë futbollistët në momente të caktuara, si në ndeshjet kampionale, ashtu edhe në ata kontrolluese”,-përfundoi Osmani. Shkëndija pas ndeshjes me Mlladostin, të ejnten do të vazhdojë me séance stërvitore, ndërsa të premten do të masin forcat me skuadrën e Horizont Turnovës. Pas kthimit nga Dojrani, nuk përjashtohet mundësia të zhvillohet ndeshja kontrolluese me Dritën e Bogovinës, e cila për shkak të kushteve paraprakisht dy herë u shty

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *