Home / Sport / Shkëndija fluturon me Pëllumbin

Shkëndija fluturon me Pëllumbin

KV Shkëndija në përballje të drejtëpërdrejtë për kreun e tabelës mundi Strumica Aba-n me rezultatin 3:0, duke bërë një hap të madh drejt titullit. Miqtë u treguan si kundërshtarë i fortë dhe i papërshtatshëm, mirëpo Shkëndija e udhëhequr kësaj rradhe me paraqitjen fantastike të veteranit Pëllumb Vela, arriti të marrë fitoren. Ndeshja u zhvillua në palestër të zbrazët, pasi Shkëndija ishte ndëshkuar pas inicdentit të ndodhur në takimin me Borecin.

Klubi i Volejbollit Shkëndija ka arritur të shënojë fitore të madhe përballë kandidatit të drejtëpërdrejtë për pozitën e parë, Strumica Aba (deri para një jave Strumica Xhio). “Kuqezinjtë’ me një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme, kësaj rradhe të udhëhequr nga performansa e mrekullueshme e veteranit Pëllumb Vela, arritën të thyejnë kundërshtarin e fortë dhe të papërshtatshëm, duke e mundur 3:0, në sete 25:23, 25:22 dhe 29:27. Takimi i cili për shkak të ndërshkimit që kishte Shkëndija, u zhvillua pa praninë e publikut, filloi mirë për Tetovarët, mirëpo në vazhim miqtë morën iniciativën dhe vazhdimisht ishin në avantazh. Në këto momente volejbollistët e Strumica Aba-s dukeshin aq të bindur në veten, sa që krijohej përshtypja se setin e parë do ta mbyllim në favor të tyre, ndërsa më voë ndoshta edhe takimin. Mirëpo Shkëndija tani solli në sipërfaqe një tjetër kualitet të nevojshëm për të fituar titullin e kampionit. Inkuardimi në lojë i Pëllumb Velës bëri diferencën, pasi në ato momente Shkëndija arriti të barazojë rezultatin, ndërsa më pas me ecuri të sigurtë dhe me lëvizje të sakta, arritën të avansojnë 1:0, pasi mbyllën setin me rezultatin 25:23. Seti i dytë deri diku ishte më i lehtë për ‘kuqezijtë’ pasi prej fillimit vendosë epërsi në pikë dhe të njëjtën arritën ta rruajnë deri në fund, duke cuar rezultatin në 2:0 në sete, pas rezultatit 25:22, edhe pse miqtë në asnjë moment nuk dhanë shenja se dorëzohen. Seti i tretë pritej që ti takojë përsëri Shkëndijës, dhe edhe përkudnër faktit se gjërat filluan mirë, në fund një lëshim i panevojshëm që erdhi ndoshta nga ndjenja e volejbollistëve se puna është kryer, bëri që Strumica Aba të barazojë rezultatin në pikë pak para se Shkëndija të mbyllte takimin. Pas rezultatit 24:24 duhej paqartësia vazhdoi edhe më tej, deri sa në një moment miqtë avansuan dhe ishin shumë pranë të marrin një set në favor të tyre. Mirëpo për fat të mirë të ‘kuqezinjëve’ kjo gjë nuk ndodhi, pasi Shkëndija ktheu rezultati në favor të vetin dhe arriti që setin e tretë ta fitojë me rezultatin 29:27, duke regjistruar fitore të merituar me rezultatin maksimal 3:0. Për Shkëndijn kjo ishte fitorja e tretë me rradhë në pranverë dhe përsëri me rezultat maksimal, por fakti që kësaj rradhe përballë ishte kandidati më i madh për titullin e kampionit, fitoren e Shkëndijës e bën edhe më të madhe. ‘Fitore e vështirë por e merituar. Përgëzoj volejbollistët e mij për paraqitjen dhe për fitoren që në con një hap të madh më afër përmbushjes së ambicieve tona, që janë titulli i kampionit. E dija se Strumica është skuadër e fortë, por të jem i sinqertë nuk kisha pritur që do na shkaktojnë kaq shumë vështirësi. Si do që të jetë, mendoj se me merritë morëm fitoren dhe vazhdojmë ecurinë tonë të sigurtë drejt titullit’, – tha pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Durim Luma. ‘S’di cka të them pas një fitore të këtillë. Jemi të lumtur për këtë fitore, pasi ishte kundrejt një kundërshtari për kreun e tabelës. E luajtëm mirë, të koncentruar maksimalisht dhe në saje të një loje të këtillë rrezultati nuk mungoi’,-u shpreh veterani i Shkëndijës Pëllubm Vela, i cili kudër Strumica Aba-s, ishte volejbollisti më i mirë në parket. Në pyetjen se cili ishte më i miri, kuptohet pas tij, Vela u përgjigj. ‘… Më i miri?… Shkëndija ishte më e mira, pasi fitoi Strumicën 3:0. Të gjithë dhamë maksimumin dhe së bashku jemi meritorë për këtë fitore. Kjo fitore është e rëndësishme edhe për orar më të mirë në fazën e play-offit. Na mbetet vetëm të vazhdojmë me rritëm të këtillë edhe në të ardhmen, pasi dijmë se ne duam titullin e kampionit’, – përfudoi Vela.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *