Home / Sport / Shkëndija lëshoi epërsi prej 2 golave

Shkëndija lëshoi epërsi prej 2 golave

Kampionja e vjeshtës në kampionatin e Maqedonisë, luajti baraz 2:2 me skuadrën ukrainase Tavaria Symferopol, të cilët janë fitues aktual të Kupës së Ukrainës.

Skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, Shkëndija e Tetovës dalëngadalë është duke hyrë në rritmin e duhur në fazën përgatitore të cilën e zhvillon në vendin Belek të Antalisë në Turqi. Ekipi është duke punuar sipas planit të trajnerit Qatip Osmani, ndërsa ekipi ëshët duke treguar gjithnjë e më shumë formë më të mirë në ndeshjet kontrolluese. Pas humbjes të shtunën 2:1 nga hungarezët FC Paks, Shkëndija të hënën luajti baraz 2:2 me skuadrën ukrainase Tavaria Symferopol. Loja e tetovarëve në këtë takim kishte përmirësim të madh, ndërsa sa i përket lojës, deri sa kur në fushë ishte formacioni i parë, Shkëndija avansoi 2:0. Së pari Ferhan Hasani shënoi për 1:0 në minutën e 35-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 50-të Izair Emini nga distanca prej 25 metrave shënoi gol të mrekullueshëm. Pas epërsisë prej dy golave, trajneri Qatip Osmani realizoi më shumë zëvendësime, ndërsa kjo u shfrytëzua nga ukrainasit, të cilët arritën deri në fund të barazojnë rezultatin. Së pari në minutën e 63-të Prychynenko nga rreth 18-të metra shënoi për rezultat 2:1, ndërsa 11-të minuta para fundit të takimit aksion i mirë nga ana e Ruslan Platonit, i cili pas depërtimit të mirë në krahë krosoi në zonë, ku Alexander Artemenko me kokë dërgoi topin në rrjetën e Shkëndijës. Në fund takimi u mbyll me rezultat të barabartë 2:2, por më e rëndësishme për ‘kuq e zinjtë’ ishte se skuadra dalëngadalë hyn në rritëm. Për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese në Antali, pasi të shtunën tetovarët u mundën 2:1 nga ekipi hungarez FC Paksi. Për dallim nga ai takim, trajneri Qatip Osmani ndeshjen me Tavarian e nisi me një ndrsyhim të vetëm në formacionin bazë edhe atë me Mickovin në vend të Elmazovskit, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan më shumë zëvendësime. Shëkndija të martën zhvilloi dy seanca stërvitore, ndërsa sot në program ka takimin e tretë kontrollues, kur do të masin forcat me ekipin nga Plonia, Gornik Zabrze.

KF Shkëndija (MK) – Tavaria Symferopol (Ukr) 2:2 (1:0)
Golashënues: Hasani 35′, Emini 50’ – Prychynenko 63 ‘, Alexander Artemenko 79’

KF Shkëndija: Zendeli – Mickov, Nikitovic, Berisha, Cuculi – Nuhiu, Mustafi, Huseini, Emini – Sali, Hasani.
Në pjesën e dytë u kryen më shumë zëvendësime.

Trajner: Qatip Osmani

Tavaria Symferopol: Stojko (Oxford, 46), Humeniuk, Oparyn (Baymatov, 46), Brown, Yurkych, Kornev, Prychynenko, Mitrofanov, Artemenko, Miller (Bayych, 46), Platon.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *