Home / Sport / Shkëndija më në fund fiton

Shkëndija më në fund fiton

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 70-të kur Bllagojce Gllavevski ishte i saktë nga 10-të metra, pasi paraprakisht portieri i rumunëve nuk kishte mundur të zotërojë topin pas goditjes së fortë të Ferhan Hasanit, nga goditja e lirë nga më shumë se 25 metra.

Shkëndija e Tetovës më në fund ka arritur të regjistrojë fitoren e parë në përgatitjet që është duke i zhvilluar në Antali të Turqisë. Tetovarët të premten u takuan me ekipin rumun, Victoria Branesti, ndaj të cilëve shënuan fitore me rezultatin 1:0. Edhe pse më parë ishte paralajmëruar se kundërshtari i rradhës i Shkëndijës do të ishte skuadra nga Kazakistani, Kaisaer Kizil Orda, megjithatë pasi ata ishin kthyer në vendin e tyre para kohe, organizatorët kishin arritur akordin me ekipin rumun të kategorisë së parë, Victoria Branesti. Ndeshja u karakterizua me lojë shumë të fortë dhe me shumë duele, ndërsa Shkëndija ishte skuadra që tregoi më shumë, duke patur raste shumë të mira përmes Izair Eminit, Elmedin Rexhepit dhe Ardian Cuculit, mirëpo të njëjtat mbetën të parealizuara. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 70-të kur Bllagojce Gllavevski ishte i saktë nga 10-të metra, pasi paraprakisht portieri i rumunëve nuk kishte mundur të zotërojë topin pas goditjes së fortë të Ferhan Hasanit, nga goditja e lirë nga më shumë se 25 metra. Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e parë në Turqi, pasi më parë barazoi 2-2 me skuadrën ukrainase Tavaria dhe luajti 1-1 kundër rumunëve të “Targu Muresh”, ndërkohë përjetoi disfatë 2:1 në duelin me ekipin hungarez FC Paksi. Vlen të ceket se për ekipin e Victoria Branesti humbja nga Shkëndija ishte e para në Antali, pasi paraprakisht kishin shënuar pesë fitore të njëpasnjëshme. Shkëndija takimin me Victorian e filloi me këtë formacion: Guxhufi, Elmazovski, Cuculi, Berisha, Nikitovic, Mustafi, Selmani, Alomerovic, Emini, Hasani dhe Huseini, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Velii, Rexhepi, Neziti, Abdullai, Mickov, Gllavevski, Sali, Dehari dhe Bilbilovski. Shefi i stafit teknik i Shkëndijës Qatip Osmani, vendosi që në këtë takim të pushojë portierin e parë Suad Zendelin, ndërsa Ardian Nuhiu mungoi për shkak të një lëndimi të natyrës së lehtë. Ndërkohë gëzon fakti se në ekip janë kthyer Ferhan Hasani, i cili mungoi në duelin me FCM Targu Muresh për shkak të një goditje të marë më parë, ndërsa Elmazovski gjithashtu rrikthehet në ekip, pasi mungoi si pasojë e një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë.

Huazuar nga Alsat-M / Faton Zylbehari

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *