Home / Sport / Shkëndija mund Mlladostin 2:0

Shkëndija mund Mlladostin 2:0

Shkëndija ka shënuar fitoren e rradhës, kësaj here duke mundur ekipin serb Mlladostin me rezultatin 2:1. Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e dytë me rradhë në takimet kontrolluese në Maqedoni, pasi të hënën mundën 4:2 Tikveshin, ndërkohë më parë në qëndrimin 10-të ditor në Antali kishin regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë.

Vazhdon seria e suksesshme e Shkëndijës në ndeshjet kontrolluese, pasi të mërkurën në Dojran ‘kuqezinjtë’ mundën 2:0 skuadrën lidere të kategorisë së dytë serbe, Mlladost Luçanin. Ekipi tetovar përsëri ka treguar paraqitje të mirë, derisa të gjithë futbollistët janë duke u angazhuar maksimalisht në kërkim të sigurimit të një vendi në formacionin më të mirë. Shkëndija hapi ndeshjen mirë duke diktuar tempon e lojës, ndërsa nga disa raste të mira për të shënuar, arriti të realziojë dy herë në pjesën e parë. Ferhan Hasani dhe Ilir Elmazovski ishin autor të golave për ‘kuqezinjtë’, të cilët edhe në pjesën e dytë kur u kryen më shuëm zëvendësime kishin mundësi të mira, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin. ‘Lojë e mirë dhe fitore e merituar. Ne jemi të kënaqur me atë që tregon ekipi dhe mendoj se jemi në rrugë të duhur për të gjetur formën optimale. Trajneri Osmani provon taktikat e tij dhe duket se gjërat janë duke i ecur mirë, ndërsa punën i’a lehtësojnë edhe futbollistët, të cilët me seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre tregojnë se janë të vendosur për pranverë të suksesshme. Na mbetet vetëm të shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me tempo të këtillë’, – u shpreh drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri. Ndërkohë skuadra do të vazhdojë me punën normale edhe gjatë ditës së ejnte, ndërsa të premten në program është sfida e ardhshme kontrolluese, kur ‘kuqezinjtë’ do të përballen me ekipin e Horizont Turnovën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *