Home / Sport / Shkëndija sot përballet me Tikveshin

Shkëndija sot përballet me Tikveshin

‘Situata katastrofale e tereneve na detyroi të largojmë ekipin nga Tetova dhe të transferohemi në Dojran, ku kushtet janë optimale. Sot kemi takimin me Tikveshin, ku shpresojmë që ekipi të arrijë të testojë formën e vet. Pas ndeshjes, skuadra përsëri udhëton për në Dojran’,-deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Shtatë ditë pasi u rrikthyen në shtëpi pas qëndrimit 10-të ditor në Antali të Turqisë, Shkëndija përsëri braktis Tetovën. Dhe kësaj rradhe ‘kuqezinjtë’ detyrohen të bëjnë një gjë të tillë, pasi në Tetovë për momentin nuk mund të gjendet teren që plotëson kushte minimale për të zhvilluar seancat stërvitore, ndërsa për ndeshje kontrolluese as që mund të flitet. Mungesa e terenit pos që shtyu takimin kontrollues me Dritën, gjithashtu ka bërë që drejtuesit e Shkëndijës të vendosin të largojnë ekipin nga Tetova. Për shkak të gjendjes katastrofale të tereneve për seanca stërvitore, Shkëndija mbrëmë udhëtoi për në Dojran, ku do të qëndorjë një javë. Përveç seancave të rregullta stërvitore, ekipi do të zhvillojë edhe ndeshje kontrolluese. Për sot në program është takimi me skuadrën e kategorisë së dytë, Tikveshi nga Kavadari. Takimi do të zhvillohet në Kavadar, prej ku ekipi përsëri do të kthehet në Dojran, për të vazhduër me përgatitjet për stinorin pranveror. ‘Situata katastrofale e tereneve na detyroi të largojmë ekipin nga Tetova dhe të transferohemi në Dojran, ku kushtet janë optimale. Sot kemi takimin me Tikveshin, ku shpresojmë që ekipi të arrijë të testojë formën e vet. Pas ndeshjes, skuadra përsëri udhëton për në Dojran’,-sqaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, cili paralajmëroi se të mërkurën ‘kuqezinjtë’ në Dojran do të zhvillojnë ndeshje kontroluese më një skuadër të Ligës së Parë të Serbisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *