Home / Sport / Shkëndija u regjistroi barazim tjetër, tani 1:1 me FCM Targu Mures

Shkëndija u regjistroi barazim tjetër, tani 1:1 me FCM Targu Mures

Skuadra e Shkëndijës ka luajtur baraz 1:1 me ekipin rumun Targu Mures, në ndeshjen e tretë kontrolluese në Antali të Turqisë, ku tetovarët janë duke zhvilluar përgatitjet para fillimit të sezonit pranveror në elitën e futbollit në në Maqedoni.

Kampionët e vjeshtës përsëri treguan lojë të mirë, ndërsa arritën të avansojnë në minutën e 72-të, me golin e bukur të Elmedin Rexhepit. Megjithatë Shkëndija nuk arriti epërsinë ta ruajë deri në fund, pasi rumunët barazuan në minutën e 90-të përmes sulmuesit Florin Dan nga gjuajtja e lirë, i cili zuri të papërgatitur portierin e ri të ‘kuq e zinjëve’ Hadis Velii-n. Nga tabori i Shkëndijës kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e ekipit, edhe pse kjo ishte hera e tretë që nuk arrijnë të ruajnë epërsinë. Megjithatë gëzon fakti se Shkëndija deri sa luan me formacionin e parë, gjithnjë është skuadra më e mirë në fushë, ndërsa zëvendësimet e shumta në vazhdim, sjellin rënie të tempos së lojës, e cila shfrytëzohet nga kundërshtarët. Për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e tretë në Antali, pasi paraprakisht u mundën 2:1 nga FC Paks, ndërsa barazuan 2:2 me ekipin ukrainas, Tavaria Symferopol. Ndeshjen e fundit në Antali Shkëndija do ta zhvillojë të premten, kur do të përballen me skuadrën nga Kazakistani FC Kaisar Kizil Orda.

Huazuar nga Alsat-M / Faton Zylbehari

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *