Home / Sport / Shnajder: Titulli i joni, nëse fitojmë kundër Juves dhe Fiorentinës

Shnajder: Titulli i joni, nëse fitojmë kundër Juves dhe Fiorentinës

Mesfushori i Interit, Uesli Shnajder e sheh derbin kundër Juventusin si pikë përcaktuese për ta fituar titullin e kampionit në Serie A.

Zikaltrit kanë arritur ta shkurtojnë diferencën me Milanin në vetëm pesë pikë dhe atë me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Shnajder është i bindur se suksesi është mëse i mundshëm.

“Diferenca me Milanin vazhdon të zvogëlohet dhe në rast se e mposhtim Juventusin dhe Fiorentinën, atëherë mund të konsiderojmë se e kemi fituar titullin e kampionit. Mendoj se do ta konfirmojmë se jemi kampionë. Jam i lumtur që tashmë jam kthyer në formën e duhur”, ka theksuar Uesli Shnajder.

Duhet theksuar se për ndeshjen e së dielës në Torino, Leonardo nuk do të mund të llogarisë në Stankoviqin dhe Militon, por argjentinasi edhe ashtu nuk është në formë të mirë dhe me siguri se do të qëndronte në bankinë edhe po të ishte i gatshëm. Në anën tjetër edhe Juventusi ka probleme, ngase Markisio është në dyshim për shkak të lëndimit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *