Home / Sport / Shqipëria humbin testin me Slloveninë

Shqipëria humbin testin me Slloveninë

Ekipi kombëtar i Shqipërisë u mund mbrëmë nga Sllovenia në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e kampionatit evropian të futbollit 2012. Sllovenët kaluan të parët në avantazh, duke rrezikuar disa herë para portës së mbrojtur nga Beqaj. Në pjesën e dytë Shqipëria rrezikoi disa herë dhe arriti të barazojë me anë të mesfushorit Duro. Por në minutën e fundit të takimit sllovenët fitojnë një penallti, duke arritur ta fitojnë krejt takimin me rezultatin 2-1.

Kuqezinjtë munden nga një 11 metërsh në minutat e fundit të takimit me Slloveninë, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Qemal Stafa”.
Edhe pse një emër jo i madh, Sllovenia, pjesmarrëse e kampionatit botëror Afrikë e Jugut 2010, na vuri në vështirësi në pjesën e parë, duke shfrytëzuar një formë jo të mirë të mesfushës kuqezi e cila me vështirësi arrinte të mbante topin.
Pikërisht nga një gabim i kapitenit Lala, ka ardhur edhe goli i parë për skuadrën përfaqësuese të Sllovenisë nga Novakovic në minutën e 24. Minutat në vazhdim nuk kanë sjellë asnjë ndryshim të lojës deri në përfundimin e pjesës së parë, ku Shqipëria nuk pati asnjë rast për të rrezikuar portën kundërshtare.
Me fillimin e pjesës së dytë këshillat e Kuzhes duket se zbatoheshin më mirë dhe skuadra funksionoi, sidomos në momentin e futjes në lojë të Muzakës për Duron dhe Bulkut për Lalën. Pikërisht ky i fundit, pas një kombinimi me Canën, arrin të rikthejë optimizmin e kuqezinjve me një supergol në minutën e 62-të.
Me këtë eufori skuadra jonë u përpoq të krijonte e të rrezikonte më shumë, por pa shumë forca e pa shumë këmbëngulje, por Sllovenia u paraqit serish me e rrezikshme.
Në mbyllje të takimit është Cana ai që hedh poshtë gjithcka duke shkaktuar një 11-metërsh, një rast që nuk mund të gabohej nga Dedic që shënon golin e fitores duke mbyllur këtë takim në shifrat 1-2.
Kjo ishte humbja e parë për përfaqësuesen Shqiptare për këtë vit, ndërkohë që ndeshjen e radhës do të përballet me Bjellorusinë sërish në “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian, 2012.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *