Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e Manastirit apelojnë për kujdes ndaj fatit të tyre

Shqiptarët e Manastirit apelojnë për kujdes ndaj fatit të tyre

15 shkurt-
“I bëjmë thirrje vëllezërve tanë në qendrat ku janë më shumicë të mos lëshohen në aventura të pamatura, sepse më rëndë do të pësojnë ne shqiptarët e Manastirit dhe të Pellagonisë ku jemi pakicë, duke na vendosur në gjendje të palakmueshme. A e dini se ne mund të jemi kurban e viktima dhe të përsëriten skemat e djegies së shtëpive dhe pronave tona sikur në vitin 2001”, theksohet në reagimin e shoqatës “Kongresi i Bashkimit”.

Shoqata “Kongresi i Bashkimit” në Manastir ka bërë thirrje që të mos nxiten tensione për qëllime politike nga të cilët siç thuhet do të pësojnë shqiptarët pakicë e këtij qyteti.

Reagimi i kësaj shoqate vjen pas incidenteve të dhunshme në Kalanë e Shkupit dhe pas tentimit për vënien e zjarrit në xhaminë e Manastirit, ngjarje që u pritën me shqetësim të madh në mesin e shqiptarëve në Manastir, me frikën e tyre për mundësinë e hakmarrjes nga grupe vandale maqedonase, njofton agjencia e lajmeve INA.

“I bëjmë thirrje vëllezërve tanë në qendrat ku janë më shumicë të mos lëshohen në aventura të pamatura, sepse më rëndë do të pësojnë ne shqiptarët e Manastirit dhe të Pellagonisë ku jemi pakicë, duke na vendosur në gjendje të palakmueshme. A e dini se ne mund të jemi kurban e viktima dhe të përsëriten skemat e djegies së shtëpive dhe pronave tona sikur në vitin 2001”, theksohet në reagimin e shoqatës “Kongresi i Bashkimit”.

Kjo shoqatë bën thirrje për të shmangur suitat partiake dhe patriotike dhe se apelohet që çdo trimëri duhet të tregohet në Manastir, vendi që konsiderohet si vatra e arsimit dhe kulturës shqiptare. “Ju lutemi të keni kujdes dhe keni mëshirë ndaj neve që jemi të anashkaluar në këtë vend”, theksohet në fund të mesazhit të kësaj organizate.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *