Home / Lajme / Maqedoni / Shtohen zërat për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Shtohen zërat për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

1 shkurt-
Të gjitha forcat politike të opozitës duke përfshirë ato maqedonase dhe shqiptare kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve, duke akuzuar pushtetin aktual për dështim në planin ekonomik dhe bllokimin e proceseve evrointegruese.

Në Maqedoni janë shtuar kërkesat e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të gjitha forcat politike të opozitës duke përfshirë ato maqedonase dhe shqiptare kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve, duke akuzuar pushtetin aktual për dështim në planin ekonomik dhe bllokimin e proceseve evrointegruese.

Opozita ka braktisur punimet e Parlamentit, ndërsa kjo situatë ka shtuar gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) pas braktisjes së Parlamentit bëri thirrje për organizimin e shpejtë të zgjedhjeve, duke e quajtur qeverinë antidemokratike dhe antipopullore, e cila siç thuhet po rrezikon lirinë e demokracisë në vend.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjithashtu dje përsëriti kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Vlerësoj se varianti më i dhimbshëm, më i qetë dhe më demokratik për të dalë nga kjo krizë është shkruaja e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të gatshëm, por kërkojmë ndryshime në kodin zgjedhor”, theksoi Menduh Thaçi.

Kërkesën e njëjtë e ka bërë edhe Demokracia e Re (DR) e cila gjithashtu nëpërmjet zgjedhjeve e sheh shpëtimin e vendit nga izolimi dhe kriza e krijuar gjithëpërfshirëse në Maqedoni.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmë deklaroi se për momentin partia që drejton ai nuk ka ndonjë qëndrim për zgjedhjet e parakohshme.

“Subjekti ynë do të shqyrtojë të gjitha opsionet dhe në rast se do të miratohet një vendim i tillë, atëherë opinioni do të njoftohet me kohë”, deklaroi Gruevski, duke mos përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimet lidhur me krizën e krijuar politike në Maqedoni, pas bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës.

Pas bojkotit të të gjitha partive opozitare në parlamentin e Maqedonisë, si ato shqiptare dhe maqedonase, dilema është hapur se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Të gjitha analizat janë të mundshme dhe të kapshme për zgjedhje, por mendimi i përgjithshëm është se vendi shkon drejt një krize të thellë politike. Ky është një hap i opozitës për të arritur deri tek zgjedhjet e parakohëshme, vlerësojnë analistët politik në Maqedoni. Xhelal neziri, shprehet se vendi në këtë drejtim shkon drejt një diktature parlamentare sepse nuk ka zë në parlament.

“Unë mendoj se në një atmosferë të këtillë kur partitë në pushtet do të përbëjnë parlamentin, nuk do të ketë debat paralamentar. Maqedonia do ti ngjaje një shteti diktatorial, ku do të votohen të gjitha propozimet e qeverisë dhe nuk do të ketë asnjë zë kundër, dhe kjo është shqetësuese si për faktorin vendor poashtu edhe atë ndërkombëtar. Pas këtij momenti të ri pres ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare, do të ketë ndërhyrje edhe nga Uashintoni zyrtar edhe nga Brukseli Zyrtar, do të ketë vizita të funskionarëve të lartë evropian dhe amerikan në maqedoni, me qëllim që të gjendet një zgjidhje dhe të kthehet procesi demokratik në binar të duhur. Mendoj se zgjidhja e vetme do të jetë zgjedhjet e parakohëshme”, thotw analisti Neziri.

Mirëpo anketat e fundit gjithnjë tregojnë se partitë në pushtet kanë rejting të lartë, krahas atyre në opozitë. Megjithatë Neziri, shprehet se pakënaqësia ndaj partive në pushtet është e madhe dhe anketat janë manipulative kur nuk ka fushatë zgjedhore.

“Kur ska fushatë zgjedhore ato mund të manipulojnë me përzgjedhjen e të anketuarve, cilët persona do të anketohen, cilët rajone do ti anketojnë, pasi dihet se rajone të caktuara janë me parti të caktuara, qytete të caktuara janë me parti të caktuara, pra e fokusojnë aty anketën dhe dalin aso rezultate, mendoj se këto anketa nuk mbajnë sepse pakënaqësia ndaj partive në pushtet është aq e madhe sa, besoj që opozita do ta ketë shumë më lehtë të korrë fitore në këto zgjedhje.Nuk kemi as integrim në Nato dhe BE, as përmirësim të statusit të shqiptarëve, nuk ka asnjë pikë pozitive që të thotë kjo qeveri se këtë e kemi bërë në mandatin që ka qenë, andaj mendoj se opozita do të ngadhënjen në zgjedhjet e ardhshme pasi roli ose pushteti I VMRO- dhe Bdi është treguar joefikas, sa që ia ka garantuar humbjen vetvetes” u shpreh Neziri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *