Home / Lajme / Maqedoni / Situatë e tensionuar dhe incidente në Kalanë e Shkupit

Situatë e tensionuar dhe incidente në Kalanë e Shkupit

13 shkurt-
Aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!” janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë.

Situatë e tensionuar ka mbretëruar në Kalanë e Shkupit, me ç`rast nga të dyja anët janë tubuar grupe protestuesish shqiptarë dhe maqedonas.

Rreth 200 protestues maqedonas nga orët e para të paradites ishin futur në brendinë e Kalasë në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë të udhëhequr nga Lëvizja “ZGJOHU!” nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë në brendinë e Kalasë. Një grup protestuesish shqiptarë janë goditur nga njësitet policore, pasi që ata kanë tentuar të hyjnë në brendi të Kalasë, pas provokimeve që ata kanë marrë nga grupet e protestuesve maqedonas.

Në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar që të qetësojë radhët e para të protestuesve.

Turmat e protestuesve maqedonas gjithashtu kanë sulmuar me gurë turmën e protestuesve shqiptarë.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i brendshëm, Xhevat Buçi si dhe deputetë të BDI-së, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, të cilët po tentojnë që të ulin tensionet.

Agjencia e lajmeve INA raporton edhe për persona të arrestuar nga policia, të cilët janë dërguar me furgonët e policisë.

Sipas informacioneve më të reja, situata po qetësohet, pasi që policia ka larguar protestuesit maqedonas, ndërsa kreu i Lëvizjes “ZGJOHU!” ka urdhëruar që edhe turma shqiptare të largohet.

Aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!” janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë.

Lëvizja “ZGOHU!” zyrtarisht sot paralajmëroi mbajtjen e protestës, deri sa turmat maqedonase në Kala nëpërmjet rrjeteve të ndryshme dhe komunikimeve jozyrtare kishin paralajmëruar se do të dalin për të mbrojtur kishën që po ndërtohet në Kalanë e Shkupit.

Eskalimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi Kalanë e Shkupit, e cila siç u tha po bëhet në themelet e një kishe të rrënuar nga shekulli 13. Por, kjo nismë ishte kundërshtuar nga partitë dhe organizatat joqeveritare shqiptare, të cilat ditëve të fundit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe mos tensionimin e situatës në aspektin ndëretnik dhe ndërfetar. Punimet për kishën ishin ndërprerë me një marrëveshje qeveritare, mirëpo ajo nuk u respektua pasi që punëtorë të një ndërmarrje maqedonase u ndaluan të martën në mbrëmje nga qytetarë të Shkupit, derisa fshehtas po vazhdonin ndërtimin e kishës.

Artan Grubi: Do ta mbrojmë Kalanë nga falsifikimet

Pas provokimeve të radhës, po bëhen pesë vite që po na provokojnë një pas një. Edhe provuan në mënyrë tinzare duke punuar natën me na vjedhë Kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu dhe kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e vetë se si veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona. Ne e dijmë se kush jemi dhe skemi krizë identiteti dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të shqiptarisë këtu. Ju lus që tëshpërndaheni.

Pollozhani: Qeveria ka përgjegjësi për këtë

Kryetari i të Shoqatës së të Burgosurëve Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani theksoi se kjo situatë është e provokuar dhe e organizuar nga struktura të pushtetit.

. Ky aktivitet është shkas kasha që është montuar Brenda një nate në stil kaçakës. Nuk ndërtohet një shtet binancional me këso provokime.

“Ky është tensionim i provokuar dhe ne kemi vepruar me dinjitet. Me këto kisha dhe kryqe po bëhet si varrezë masive. Është provokim i radhës i oirganizuar nga pushteti”, theksoi për INA, Shpëtim Pollozhani.

Sipas tij, kjo protest popullore është si pasojë së veprimtarisë së një Qeverie të papërgjegjëshme dhe si pasojë e pjesëmarrësve shqiptarë të papërgjegjshëm në Qeveri.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *