Home / Sport / Skela në kategorinë e parë të Polonisë

Skela në kategorinë e parë të Polonisë

Nuk ka shkuar larg, madje thjesht ka bërë një kalim kufiri, por që do të thotë shumë për karrierën e tij. Ervin Skela e braktisi jetën në kategorinë e pestë gjermane për t`u bashkuar me Arkën e Gdinjës, skuadrën e kategorisë së parë polake, për të cilën do të luajë deri në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për një kthim në profesionizëm, edhe pse jo më në Gjermaninë e tij të preferuar, por gjithçka bëhet vetëm e vetëm që të mund të vazhdohet karriera në kombëtaren shqiptare.
I nxitur nga sedra dhe nga lajmet se trajneri i përfaqësueses Josip Kuzhe do ta takonte në Gjermani për të vendosur për të ardhmen, mesfushori dhe regjisori kuqezi bëri lëvizjen e tij.
Ndoshta, lëvizjen e fundit ende të rëndësishme në një karrierë që nuk ka të sharë.
Tashmë, me shumë gjasa, kuqezinjtë do ta llogarisin mes tyre Ervin Skelën, ashtu siç e kanë pasur për 10 vjet, ndërsa pozita e tij ishte lëkundur këtë sezon thuajse të mbrapshtë. Skela ka 71 ndeshje dhe 13 gola për Shqipërinë, ndërsa për klubet ka luajtur për Union Berlinin, Auen, Kemnicerin, Manhajmin, Frankfurtin, Bilefeldin, Kaizerslauternin, Kotbusin dhe Koblencin në Gjermani si dhe paksa për Askolin në Serinë A.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *