Home / Lajme / Maqedoni / Sondazhet gjithnë favorizojnç pushtetin aktual në Maqedoni

Sondazhet gjithnë favorizojnç pushtetin aktual në Maqedoni

4 shkurt-
Se partia e kryeministrit aktual, Nikolla Gruevskit do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme vlerësojnë 29,1 për qind e qytetarëve, për LSDM, 9,3 për BDI 7,8 ndërsa për PDSH 2,2 për qind.

Situata politike dhe sociale në Maqedoni për çdo ditë përkeqësohet, ndërkaq, është paradoksale se, rejtingu i partive në pushtet nuk shënon aspak rënie.

Lideri i VMRO-DPMNE-s, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdojnë të gëzojnë besueshmëri të lartë tek elektorati.

Kështu të paktën bënë të ditur edhe anketa e realizuar nga Instituti ‘Pavel Shatev’, rezultatet e të cilës janë publikuar sot.

Sipas këtij sondazhi, nëse nesër mbahen zgjedhje, për VMRO–DPMNE-në do të kishin votuar 23,8 për qind. BDI-së mbështetjen i kanë dhënë 7,3 për qind të qytetarëve, ndërsa PDSH-së 3 për qind. Për partinë e udhëhequr nga Branko Cërvenkovski do të votonin 12 për qind të qytetarëve. Të gjitha partitë tjera në vend kanë marrë më pak se 1 për qind.

Se partia e kryeministrit aktual, Nikolla Gruevskit do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme vlerësojnë 29,1 për qind e qytetarëve, për LSDM, 9,3 për BDI 7,8 ndërsa për PDSH 2,2 për qind.

Edhe në këtë anketë qytetarë e Maqedonisë janë shprehur pro hyrjes në NATO dhe Bashkim Evropian.

Ajo që bie në sy është vlerësimi i përfaqësuesve të popullit në institucionet e shtetit.

Vlerësime më të dobëta kanë marrë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi dhe Ministri i Bujqësisë, Ljupco Dimovski.

25,1 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar pozitivisht punën e zëvendëskryeministrit, Ademi, ndërsa negativisht 37,6 për qind

Ndërkaq, për ministrin Dimovski pozitivisht janë shprehur 30, 8 për qind e të anketuarve ndër 49,8 për qind negativisht. Anketa është realizuar prej 28 janarit deri më 3 shkurt, me 10.30 respondentë.

Anketat e fundit gjithnjë tregojnë se partitë në pushtet kanë rejting të lartë, krahas atyre në opozitë. Megjithatë analisti Xhelal Neziri, shprehet se pakënaqësia ndaj partive në pushtet është e madhe dhe anketat janë manipulative kur nuk ka fushatë zgjedhore.

“Kur ska fushatë zgjedhore ato mund të manipulojnë me përzgjedhjen e të anketuarve, cilët persona do të anketohen, cilët rajone do ti anketojnë, pasi dihet se rajone të caktuara janë me parti të caktuara, qytete të caktuara janë me parti të caktuara, pra e fokusojnë aty anketën dhe dalin aso rezultate, mendoj se këto anketa nuk mbajnë sepse pakënaqësia ndaj partive në pushtet është aq e madhe sa, besoj që opozita do ta ketë shumë më lehtë të korrë fitore në këto zgjedhje.Nuk kemi as integrim në Nato dhe BE, as përmirësim të statusit të shqiptarëve, nuk ka asnjë pikë pozitive që të thotë kjo qeveri se këtë e kemi bërë në mandatin që ka qenë, andaj mendoj se opozita do të ngadhënjen në zgjedhjet e ardhshme pasi roli ose pushteti I VMRO- dhe Bdi është treguar joefikas, sa që ia ka garantuar humbjen vetvetes” u shpreh Neziri. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *