Home / Lajme / Maqedoni / Sulmi mbi xhaminë, reagon BFI

Sulmi mbi xhaminë, reagon BFI

8 shkurt-
Muftinia e Tetovës reagon ashpër ndaj këtij akti të shëmtuar vandal dhe kërkon nga organet kompetente për ruajtjen e rendit që ky rast të ndriçohet dhe të detektohet sa më shejtë. Ky akt vandal ka shqetësuar në masë të madhe frkuentuesit, vizitorët e banjës së Tetovës dhe njëkohësisht është lënduar drejtpërdrejtë siguria e banorëve që jetojnë në afërsi të Banjës. Ky presedan mundohet që qytetarëve të Tetovës t`ua rikujtojë edhe një herë kur objektet fetare dhe monumentet historike vandalizoheshin në mënyrë serike nëpër vendbanime me popullsi muslimane”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Muftinisë së Tetovës

Urim Hasipi
Pas dëmtimit me armë zjarri të xhamisë në Banjat e Tetovës, nga persona ende të paidentifikuar, ka reaguar Muftinia e Tetovës e Bashkësisë Islame e Maqedonisë. Në reagim thuhet se Muftinia e Tetovës, doli në vendin e ngjarjes dhe bëri konstatimin e kësaj ndodhie ku fotografoi pikat e dëmtuara të xhamisë.

“Andaj Muftinia e Tetovës reagon ashpër ndaj këtij akti të shëmtuar vandal dhe kërkon nga organet kompetente për ruajtjen e rendit që ky rast të ndriçohet dhe të detektohet sa më shejtë.

Ky akt vandal ka shqetësuar në masë të madhe frkuentuesit, vizitorët e banjës së Tetovës dhe njëkohësisht është lënduar drejtpërdrejtë siguria e banorëve që jetojnë në afërsi të Banjës.

Ky presedan mundohet që qytetarëve të Tetovës t`ua rikujtojë edhe një herë kur objektet fetare dhe monumentet historike vandalizoheshin në mënyrë serike nëpër vendbanime me popullsi muslimane”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Muftinisë së Tetovës.

Në reagim, më tej theskohet, se të sulmohen objektet fetare në kohën kur procesi i denacionalizimit mer epilogun e vet, me këtë akt vandal dëshirohet të cënohet harmonia fetare dhe siguria e pronës së Muftinisë së Tetovës.”Organet e Muftinisë së Tetovës, edhe një herë apelojnë që rasti në fjalë të ndriçohet dhe akterët e kësaj vepre të shëmtuar të dalin para drejtësisë.

Reagimi i Muftinisë së Tetovës bëhet me qëllim kontstruktiv duke e ditur se ndjenjat e qytetarëve të Tetovës, janë tepër ngushtë të lidhura ne objektet fetare dhe me mirëmbajtjen e tyre.

Gjithashtu ky reagim lëshohet në emër të paqes dhe sigurisë në vend dhe për ruajtjen e koekzistencës mes qytetarëve multikonfeksional”, qëndron në reagimin e Muftinisë së Tetovës.

Ndërkohë që policia e Tetovës, ka konfirmuar incidentin në Xhaminë në Banjat e Tetovës. Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, Marjan Josifovski, sulmi mbi këtë xhami ka ndodhur mes dy dhe gjashtë shkurt, nga persona ende të paidentifikuar me ç`rast janë dëmtuar dera hyrëse dhe në brendinë e objektit.

“Në murin e brendshëm të xhamisë, siç është konstatuar nga ana e hetimit, janë hapur shtatë kratere të vegjël, ndërsa pesë vrima janë hapur në Tyrbe. Gjatë hetimit, mënjëherë pas ftesës oficiale policia ka gjetur proektile të plumbave të cilët janë marrë për analiza të mëtejshme”, tha Josifovski.

Sipas përgjegjësit të kësaj Xhamie, Ruhi Sahiti, rastin në polici e ka lajmëruar ditëne diel por pas disa intervenimeve policia në vendngjarje ka dalur gjatë ditës së hënë. “Ne kemi thirrur në polici por ato kanë ardhur me vonesë dhe pas disa ftesave dhe intervenimeve.

Kjo nuk është xhamia ime, por e të gjithëve. Këtu falen vizitorët nga të gjitha viset dhe ky sulm është i papranueshëm për ne pasi që bëhet fjalë për një objekt fetar të shenjtë”, tha Sahiti.

Ndërkaq, zëdhënësi i SPB-së Josifovski, tha se policia ka dalur në teren mënjëherë pas ftesës zyrtare dhe ka bërë hetime në vendin e ngjarjes. Ndryshe, kjo xhami është ndërtuar me vetëkontributin e banorëve dhe shërben për faljen e namazit sidomos gjatë kohës së verës, kur banjat e Tetovës, janë më të frekuentuara me vizitorë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *