Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Gruevski – Ahmeti për krizën politike

Takimi Gruevski – Ahmeti për krizën politike

1 shkurt-
“Ky është takim i rregullt në kuadër të atyre që i kemi si partner koalicioni. Gjithsesi si parti politike jemi të shqetësuar për tërë situatën e krijuar dhe mes tjerash është biseduar edhe për këto zhvillime të reja. Por, në parim mendoj se mendoj se patëm një bisedë të zakonshme si partner koalicioni”, theksoi Teuta Arifi, pas këtij takimi.

Liderët e dy partive të koalicionit qeveritar Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti zhvilluan sonte një takim në Qeveri lidhur me situatën e krijuar politike pas vendimit të opozitës për bojkotin e Parlamentit.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është njohur me qëndrimet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me zhvillimet e fundit politike pas krizës së legjislativit, me bojkotimin nga opozita, por edhe për zhvillimet e tjera siç janë implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, regjistrimi i popullsisë dhe problemi i fundit i ndërtimit të një kishe në Kalanë e Shkupit, e cila tensionoi marrëdhëniet brenda koalicionit.

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi i është shmangur pyetjeve të gazetarëve duke theksuar se bëhet fjalë për takim të rregullt midis partnerëve të koalicionit.

“Ky është takim i rregullt në kuadër të atyre që i kemi si partner koalicioni. Gjithsesi si parti politike jemi të shqetësuar për tërë situatën e krijuar dhe mes tjerash është biseduar edhe për këto zhvillime të reja. Por, në parim mendoj se mendoj se patëm një bisedë të zakonshme si partner koalicioni”, theksoi Teuta Arifi, pas këtij takimi.

Lidhur me zërat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, nënkryetarja e BDI-së nënvizoi se partia e tyre më shumë është e interesuar për të dalë nga situata e krijuar politike.

“Ne më shumë jemi të interesuar për të dalë nga kjo situatë, ndërsa më pas për çdo kombinim tjetër. Gjërat janë të mundshme, mund të bisedojmë, por më e rëndësishme për këtë moment për shtetin është se si të dalim nga kjo situatë”, theksoi nënkryetarja Teuta Arifi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *