Home / Lajme / Maqedoni / Takimi i liderëve të partive politike në Maqedoni

Takimi i liderëve të partive politike në Maqedoni

7 shkurt-
Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM kërkoi disa kushte për fillimin e dialogut dhe rikthimin e saj në Parlament: si janë krijimi i kushteve për funksionimin normal të të gjitha mediave, sidomos televizioni A1 dhe mediat tjera të afërta me opozitën; ndryshimet e kodit zgjedhor, reforma në sistemin e gjyqësorit dhe kushte tjera, që më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në Maqedoni sot mbahet takimi i liderëve të partive parlamentare të organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov për tejkalimin e krizës politike.

Në takimin ku do të marrë pjesë kryeparlamentari Trajko Veljanovski pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e partive politike parlamentare, përveç kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili refuzoi tryezën e thirrur nga presidenti Ivanov, me arsyetimin se bëhet fjalë për dialog manipulativ.

Të gjitha forcat politike të opozitës që do të jenë pjesëmarrëse gjatë fundjavës kanë shprehur kërkesat dhe kushtet e tyre për tejkalimin e krizës politike dhe rikthimin e tyre në Parlament, pas bojkotit që ka hyrë në javën e dytë.

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM kërkoi disa kushte për fillimin e dialogut dhe rikthimin e saj në Parlament: si janë krijimi i kushteve për funksionimin normal të të gjitha mediave, sidomos televizioni A1 dhe mediat tjera të afërta me opozitën; ndryshimet e kodit zgjedhor, reforma në sistemin e gjyqësorit dhe kushte tjera, që më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Demokracia e Re (DR) e Imer Selmanit dje parashtroi kushtet e saj lidhur me dialogun politik: revidimin dhe ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, aplikimin e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, Këshillin gjyqësor si dhe në miratimin e buxhetit shteëror, etj, por edhe kushte të tjera.

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI kanë bërë të ditur se pas takimit të liderëve do të japin vlerësimet e tyre lidhur me kërkesat e partive opozitare.

Bashkësia ndërkombëtare ka vazhduar thirrjet për rikthimin e opozitës në Parlament dhe hapjen e dialogut politik midis të gjithë palëve politike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *