Home / Lajme / Maqedoni / Teatri pa drejtor, Fazliu kandidat potencial

Teatri pa drejtor, Fazliu kandidat potencial

22 shkurt-
Jozyrtarisht, merret vesh se drejtor i ardhëshëm i Teatrit të Tetovës, do të jetë drejtori aktual i Pallatit të kulturës, Haki Fazliu, i cili konsiderohet si njeri që do mundë ta menaxhojë situatën e krijuar në Teatër.

Drejtori i Teatrit të Tetovës Artan Skenderi, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti dhe me këtë rast ka njoftuar edhe Ministrinë e Kulturës.

Arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nga ky post ai jep dorëheqje të parevokueshme. Kështu së paku qëndron në dorëheqjen e drejtorit aktual Artan Skenderi drejtuar Ministres së Kulturës. Drejtori në dorëheqje sot nuk ka dashur të komentojë më shumë rreth këtij vendimi, ndërsa në Teatrin e Tetovës konfirmojnë gjendjen e rëndë të Teatrit.

Sipas sekretarit Nuri Abazi, teatrit të Tetovës dukshëm i është zvogëluar buxheti dhe kjo ka bërë që gjendja në teatër të jetë e vështirë.”Drejtori i Teatrit prej dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, dorëheqja është dorëzuar në Ministri të Kulturës, shkaqet sipas tij janë personale.

Teatri i Tetovës, ballafaqohet me një gjendje pak të rëndë financiare , është hendikep shumë i madh se teatri i Tetovës nuk ka godinën e vet, të mos flasim për mjetet financiare ku buxheti për zsvjet për Teatrin e Tetovës është shkurtuar jashtëzakonisht shumë dhe ballafaqohemi me probleme reale” tha Abazi.

Nga Ministria e kulturës, janë shprehur se dorëheqja zyrtarisht ende nuk ka arritur, dhe se në momentin që do arijë, Ministria do ndërmerr hapat e duhura, deklaroi Anita Jovanovvska, zëdhënëse e Ministrisë së Kulturës.

Jozyrtarisht, merret vesh se drejtor i ardhëshëm i Teatrit të Tetovës, do të jetë drejtori aktual i Pallatit të kulturës, Haki Fazliu, i cili konsiderohet si njeri që do mundë ta menaxhojë situatën e krijuar në Teatër.

Ndryshe, ditë më parë ish drejtori i Teatrit të Tetovës Artan Skenderi, ishte ankuar se Teatri përballet me mungesë të nxemjes qendrore dhe kjo pamundëson mbajtjen e premierës së shfaqjes Kastraveci.

Ndërkaq, projekti i Ministrisë së Kulturës që parasheh ndërtimin e objektit të ri për Teatrin dhe Bibliotekën i është dhënë në dorëzim që ta menaxhojë Pallatit të Kulturës dhe kjo shihet si një ndër arsyet kryesore e dorëheqjes së Skenderit, i cili nuk morri pjesë në prezantimin publik të projektit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *