Home / Sport / TETOVA BASHKON FORCAT, ABDIU KRYETAR I LFK TETOVË

TETOVA BASHKON FORCAT, ABDIU KRYETAR I LFK TETOVË

Me inciativë të nënkryetarit të Federatës së Futbolli të Maqedonisë Qenan Idrizi, të dielën në Tetovë u zhvillua një takim në të cilin është vendosur që prej tani të egzistojë vetëm Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës, kryetar i të cilës unanimisht u zgjodh Memet Abdiu.

Problemet që një kohë të gjatë ishin të pranishme në futbollin tetovar me egzistimin e paqartësive rreth dy lidhjeve futbollistike, kanë marrë fund. Me inciativë të nënkryetarit të Federatës së Futbolli të Maqedonisë Qenan Idrizi, të dielën në Tetovë u zhvillua një takim në të cilin është vendosur që prej tani të egzistojë vetëm Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës, kryetar i të cilës unanimisht u zgjodh Memet Abdiu. Nga 18-të klube anëtare të kësaj lidhjeje, në mbledhjen në fjalë të pranishëm ishin anëtarë të 15-të skuadrave, ndërsa për arsye të panjohura munguan përfaqësuesit e Shkëndijës, Jugohromit dhe Pirokut. Mbledhja ka kaluar në atmosferë pozitive, ndërsa sipas numrit dy të FFM-së, Qenan Idrizi, ky hap është marrë me qëllim të tejkalimit të të gjitha problemeve të pranishme në futbollin e Tetovës, dhe për të krijuar një lidhje të fortë dhe stabile e cila do të ndihmojë në avansimin e futbollit të këtyre anëve. Qenan Idrizi i cili ishte kryetar i Lidhjes Komunale Pollogu i Poshtëm, është tërhequr nga ky post, dhe në vendin e kryetarit të Lidhjes Komunale të Tetovës ka propozuar Memet Abdiun. Ky propozim ka marrë mbështetje të plotë nga përfaqësuesit e pranishëm, si dhe nga kryetarët e këshillit të referëve, trajnerëve dhe delegatëve. Sipas asaj që u tha në takimin në fjalë, në të ardhmen të gjithë bashkarisht do të punojnë për të kontribuar në zhvillimin e mirëfilltë të futbollit në këto anë, duke mos lejuar të ndodhin probleme në këtë qendër të futbollit, e cila për nga numri i delegatëve është e dyta në Maqedoni, duke pretenduar të kalojë edhe Lidhjen Komunale të Gazi Babës. Bashkimi i forcave të delegatëve të Lidhjes Komunale të Tetovës është një iniciativë për tu përshëndetur, pasi me gjasa do të mundësojë dominimin e futbollit tetovar në republikën e Maqedonisë. Viteve të fundit Tetova është bërë qendra e futbollit të Maqedonisë, pasi vitin e kaluar pikërisht në këtë qytet përfunduan të gjithë titujt nga dy ligat më të forta të vendit. Renova fitoi titullin e kampionit, Teteksi ishte fitues i Kupës së Maqedonisë, ndërsa Shkëndija u shpall kampione e Ligës së Dytë. Këtë vit Shkëndija dhe Renova vazhdojnë dominimin në Ligën e Parë, duke paralajmëruar suksese të reja për këtë rajon. Bashkimi i forcave në Lidhjen Komunale të Tetovës, sigurisht është gjëja më e mirë që mundej të ndodh, dhe për këtë meritojnë lëvdata të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshje. Me këtë hap të gjithëve u tregohet edhe një herë se shqiptarët mund të funksionojnë të bashkuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *