Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi kushtëzon kthimin në parlament

Thaçi kushtëzon kthimin në parlament

1 shkurt-
Ky i fundit kushtëzon pjesëmarrjen në parlament me fillimin e dialogut të mirëfilltë dhe zhbllokimin e proceseve eurointengruese.” Sërish jam këtu që të lus zotin Thaçin që të ktehet në parlament, sepse neve mendojmë se parlamenti është institucioni ku mund të zgjidhen të gjitha sfidat dhe të adresohen dhe shpresojmë se PDSh-ja do të kthehet në parlament kur të krijohen rrethanat”, deklaroi pas takimit Evran Fuere.

Urim Hasipi
Tetovë, Euroambasadori I Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere të martën në Tetovë ka takuar liderin e Partisë Demokratike hqiptare Menduh Thaçi, për të bindur atë që të kthehet në parlament.

Ky i fundit kushtëzon pjesëmarrjen në parlament me fillimin e dialogut të mirëfilltë dhe zhbllokimin e proceseve eurointengruese.” Sërish jam këtu që të lus zotin Thaçin që të ktehet në parlament, sepse neve mendojmë se parlamenti është institucioni ku mund të zgjidhen të gjitha sfidat dhe të adresohen dhe shpresojmë se PDSh-ja do të kthehet në parlament kur të krijohen rrethanat”, deklaroi pas takimit Evran Fuere.

Ndërkaq Thaçi këmbëngul se kthimi në parlament do të ndodhë kur do të ketë dialog serioz dhe jo manipulativ.” Mendoj se me seriozitet e mori sot bashkësia ndërkombëtare porosinë.

Ftesa e Ivanovit për dialog është manipulative, sepse ai është palë është pjesë e maqedonëve, e dyta, shkelja e ligjit të zgjedhjeve parlamentare të kaluara është tentim i VMRO-së, Gruevskit, Ivanovit, bile edhe i Cërvenkovskit për të bërë dialog manipluativ, që pranojnë në tavolinën e bisedimeve të jetë një përfaqësues i cili edhe ligjërisht nuk e plotëson kushtin, sepse ligji i zgjedhjeve thotë se forcat politike kryesore llogariten ato që në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë vota.

Vendosja e rendit të ditës e agjendës së dialogut, prioritete e asaj agjende dhe atëherë PDSH-ja do të jetë e gatshme të mer pjesë në takim të liderëve, dhe vendosja e një dialogu serioz do të mundësote pjesëmarrje në parlament dhe kjo atëherë është çështje teknike” deklaroi Thaçi.

Në këtë takim Fuere dhe Thaçi janë dakorduar që zyrtarë të PDSH-së të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e Eurostatit.

” Arsyeja e dytë është thirrja që i bëhet zotit Thaçit, që zyrtarë të kësaj partie të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e entit statistikor Evropian dhe më vjen mirë që zoti Thaçi më tha që zyrtarë të kësaj partie janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta dhe jam inkurajuar që pranoi këtë pasi që përfaqësuesite Eurostatit janë të rregullt këtu që përgatitjet rreth censuzit të rregjistrimit të shkojnë në mbarrëvajtjen më të mirë për një proces që do të fillojë në prill.E thrrasim nga këtu qeverinë që të fillojë me fushatën për informimin e qytetarëve për rëndësinë e madhe të procesit të rregjistrimit, dhe gjithashtu të sigurojnë mjedisin optimal për mbarëvajtjen e suksesshme të këtij procesi.”, tha Fuere.

Në këtë vijë edhe zoti Thaçi, ka të njejtit qëndrim.

“Pozicioni i PDSH-së ende mbetet pro bojkotit dhe ne u morrëm vesh me Fueren që komisioni qendror i partisë sonë të ketë takime intenzive me përfaqëuesit e Eurostatit”, theksoi lideri I PDSH-së.

Ndërkaq, Fuere ka përmendur edhe njëherë rëndësinë e implemnentimit të marrëveshjes së Ohërit. “Në këtë vit shënohet dhjetë vjetori I nënshkrimi të marrëveshjes së Ohërit dhe kjo paraqet një mundësi unike për Maqedoninë, për vendin që të gjitha komunitetet etnike që përfaqësohen në vend të përqafojnë sfidën me qëllim të promovimit të një shoqërie multientike ku të gjithë do të mund të realizojnë të drejtat e veta që paraqet fryma dhe letra e marrëveshjes së Ohërit.

Mendoj se ende mbetet punë për tu bërë, mirëpo edhe vetë qeveria edhe institucionet shtetërore janë të vetdijshme për përgjegjësitë të cilët i kanë dhe mendoj se të gjithë do ta bëjnë punën me qëllim që të realizojnë implementimin e marrëveshjes së Ohërit e cila do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve sidomos të bashkësisë etnik shqiptare dhe komuniteteve tjera më të vogla që jetojnë në Maqedoni”, theksoi Fuere. Thaçi mbetet në qëndrimin se marrëveshja e Ohërit është e vdekur.

“PDSH-ja dhe unë kemi bindje se Marrëveshja e Ohërit është përfundimisht e vdekur, dhe çdo angazhim drejt ralizimit të saj është humbje kohe. Në mMqedoni duhet të ketë një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve që duhet të bëhet ndryshimi i konceptit të shtetit dhe pastaj gjasat për një perspektivë më të mirë janë më të mëdhaja”, tha Thaçi pas takimit me Fueren. Ky ishte takim lamtumirës i ambasadorit Fuere me zotin Thaçi.

Fuere:Në Maqedoni ka krizë politike

“Mendoj se, praktika e bojkotit është e papranueshme për neve dhe mendojmë se parlamenti është institucioni ku të gjitha çështjet duhet të diskutohen, mirëpo nga ana tjetër është shumë e vërtetë dhe është fakt se kemi krizë parlamentare dhe është me rëndësi që qeveria, së bashku me të gjithë liderët e partive parlamentare ti bëjnë të gjitha përpjekjet me qëllim që do të çonin në aprovimin e rekomdanimeve të përmbajtura në raportin e Komisionit Evropian, sepse aty shumë saktë thuhet se dialogu politik është qasja e vetme drejt zgjidhjes së të gjitha sfidave që ekzistojnë në vend, dhe duhet të pajtohemi se dialogu politik është pjesa më e dobët apo si pika më e dobët në raport. Kështu që atë që presim është ajo që çështja minimale që mund të bëjë qeveria së bashku me liderët e partive politike ti aprovojnë rekomandimet e përmbajtura në raportin e KE”, tha Fuere lidhur me bojkotin e punës së parlamentit nga opozita.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *